Liria e medias?

Liria e medias?

Arsen Rusta

Sa ditë e bukur, por në fakt 365 ditët e një viti janë të tilla nëse jetohen me lirinë tënde që mbaron atje ku fillon e tjetrit.

Pra në demokraci sociale, treg të lirë, rregulla të barabarta, shoqëri që zgjedh e jo të pranojë të zgjedhur.

Po risjell disa foto nga vizita në SHBA, ku në bulevardin e "Capitol" ajo shoqëri i kish dedikuar shtëpinë medias (muzeun) në Washtingon.

Një muze për shtypin, sa mbresëlënëse ishte vizita tek shihje pafund fëmije shkollash të njihnin historinë e medias rregullat e lirisë dhe ngjarjet transformuese për boten e SHBA ndër vite.

SHBA! Shtet i cili amendamentin e parë në kushtetutë ia dedikonte shtypit të lirë, LIRISË SË FJALËS!

Ndërsa në Çikago, ruheshin aktive makinat e shkrimit.

Sot edhe tek ne përkujtohet kjo ditë. Po sa mirë. Por dreqi e mori sërish edhe për ditën e medias flet politika!!!

Po heshtni një here, lëreni të flasë vete media, gazetarët, redaktorët, reporteret, korrespondentët, pse jo e Pronarët!

Sipas vlerësimit tim, politika në Shqipëri ka zyra shtypi "high-tech" - (full HD) që konkurrojnë edhe me Tv kombëtare, por kjo s'do të thotë që edhe kjo ditë ju takon juve.

E nesërmja do të jetë e njëjtë për ne komunitetin e gazetareve, paçka se politika sot është e shqetësuar medemek ka rënë disa vende Shqipëria në klasifikim.

Ka rënë pasi kjo politikë refuzon 5 pyetjet

"ku? kush? kur? përse? çfarë"?

Institucionet nuk pranojnë kamerën (fshehin e bëjnë korrupsione të ndyra) kamera është transparencë!

Nëse ke frikë nga kamera ke frikë të dalësh para atyre që të kanë zgjedhur. Atëherë përse duhet të të paguajmë!!!

Pa renditur me emër e mbiemër nëpërkëmbësit e medias në eksperiencën personale, po ju drejtohem me Faleminderit: që kujtoheni për ditën e LIRISË, por ju ditën fshihni gjithçka që ju kërkon media e në darkë bëni plane kë gazetar të ulni në kolltuk, kë ta hiqni me lezet nga puna e kë të paguani duke e joshur me pagesa nga buxheti i shtetit.

Në Amerike s'ishte fushë me lule për median, por politika dhe shteti s'kishin në dorë ekzistencën e medias dhe gazetarëve.

Rrjetet sociale janë një ndër arsyet pse media ka humbur pikë në klasifikimin e lirisë. Por, shyqyr që ekzistojnë për shkak se publiku aty mëson ato që media i fsheh.

Por rrjetet sociale janë për shoqërinë!!! U shpikën të tilla. Jo që të zgjedhurit dhe institucionet te shmangin e zhdukin gazetarët.

Facebook
Instagram
Twitter

S'të kërkon llogari se si sillesh me postin dhe pushtetin, ndaj politika ndihet komode pas tyre.
Për fat, unë në këto vite kam mësuar e punuar me një pronar gazetar, siç është Carlo Bollino me të cilin shumë gjëra i mendojmë krejtësisht ndryshe nga njeri- tjetri.

Pasi vetë media është institucioni ku të menduarit ndryshe sjell zhvillim (modestish sipas meje)

Por nëse një media mendon ndryshe në arenën publike tonën kritikohet, anatemohet, censurohet!!!

Nuk ka pyetje të gabuara

Ka detyrim për të dhënë përgjigje për këdo që paguhet nga taksat publike.

Për këdo privat që përfiton nga taksat publike apo gëzon të drejtën e shërbimeve jetësore.

Sot Shqipëria është më mirë se dje, por gazetaria për fat të keq ka humbur terren.

Ka pranuar të humbas terren

Është ulur në kolltukun komod, ku lajmi pritet në ëhatsapp apo me kërkesa për informim "më pyet sot të përgjigjem nëse dua pas 30 ditëve".

Po nëse publiku kërkon përgjigjen për diçka aktuale? A thua do pres 30 ditë sa të mbyllet muaji!

Dikur gazetarët dhunoheshin
Sot përçmohen

Nesër?!

Sa më pak nga ne të ulen në kolltukun e butë të parasë pushtetit politikës duke lënë terren pa pyetje e kërkesë llogarie, aq më shumë publiku do na vlerësojë.

Një gazetar i keqpaguar
Pa status

Pa kategori te njohur si profesion për vjetërsi e vështirësi për efekt pensioni

Pa kushte pune

I pa përfaqësuar

Është si milingona përballë elefantit.

Por fundja, forca e reporterit është milingona pasi për madhësinë krahasuese bënë më shumë pune se një elefant.

Pas COVID-19, jo pak sfida e presin shoqërinë e medias.

E nëse 3 maji e dita e lirisë së medias, të mbeturat ditë të 2020 do të jenë treguesi nëse media kërkon të jetë e lirë apo e përdorur!

Faleminderit që na ndiqni nga ekrani i ReportTv.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Elon Musk: Mos dhuroni më asnjë qindarkë për Wikipedia-n, kontrollohet nga ekstremi i majtë

Elon Musk: Mos dhuroni më asnjë qindarkë për Wikipedia-n, kontrollohet nga ekstremi i majtë