“Reporterët pa kufij” kanë publikuar raportin e radhës për lirinë e shtypit në botë për vitin 2017, ndërsa Shqipëria dhe Kosova kanë shënuar një përparim të lehtë.
Shqipëria renditet në vendin e 76, ndryshe nga një vit më parë kur ishte në vendin e 82.
Kosova radhitet e 82, ndryshe nga një vit më parë kur ishte radhitur në vendin e 90.
Nga vendet e rajonit, më së miri qëndron Bosnja dhe Hercegovina që është radhitur në vendin e 65, Serbia në vendin e 66, Kroacia në vendin e 74 dhe Mali i Zi në vendin e 106.
Në pozicionin më të rëndë është Maqedonia që është radhitur në vendin e 111.
Organizata vlerëson se me rënien e shkallës së demokracisë, retorikën helmuese, ndikimet e drejtpërdrejta dhe të tërthorta politike dhe shtimin e udhëheqësve autoritarë në botë, po rritet numri i vendeve ku liria e medias është më e kërcënuar se kurrë.
dy.b/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com