Liria e shtypit,Shqipëria zbret
6 vende në krahasim me 2012

TIRANE - Raporti i fundit i “Reporterëve pa Kufij” (Reporters Sans Frontières), rendit Shqipërine në vendin e 102-të në botë për lirinë e shtypit, duke konstatuar rënie me 6 vende krahasuar me një vit me parë.

Në raportin e saj për Indeksin e lirisë së shtypit për vitin 2013, Kosova radhitet në vendin e 86. Prej vendeve të rajonit, Maqedonia është e 116-ta, Mali i Zi i 113-ta, Serbia e 63-ta e cila në krahasim me vitin 2012 ka fituar 17 pikë. Ndërsa Kroacia është e 64-ta me 4 pikë më shumë në krahasim me vitin e kalua.

Sllovakia është radhitur në vendin e 23-të, ndërsa në dy vendet e para, pra vendet me lirinë më të madhe të shtypit, janë Finlanda dhe Hollanda.

Sipas raportit të organizatës 'Reporterët pa Kufij' (Reporters Sans Frontières), thuhet se liria e shtypit në të gjitha vendet e rajonit të Ballkanit ka një konflikt të madh ndërmjet politikanëve dhe mënyrës se si është i organizuar shtypi. Gjithashtu shpesh në këto vende hasen një sër mangësish si mungesa e qasjes në të dhënat publike, dhuna fizike dhe psikologjike ndaj atyreve që punojnë në media.Të gjithë këto janë pengesa për të drejtën e lirisë së shtypit për të raportuar lajme dhe të drejtën e njerëzve që duhen të jenë në dijeni.

Raporti i plotë në PDF

Redaksia Online
(sg/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Janar, 10:25

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?



×

Lajmi i fundit

Spanjë/ Kapet gomonia me sasi të madhe kokaine, arrestohen 7 shqiptarë

Spanjë/ Kapet gomonia me sasi të madhe kokaine, arrestohen 7 shqiptarë