Skënderbeu mposht Vllazninë 1-0 në Shkodër dhe merr vendin e parë në Superligën shqiptare.

Në ndeshjen e javës së 23-të kampionëve në fuqi u ka mjaftuar një gol i kosovarit Liridon Latifi në pjesën e dytë për të marrë kryesimin në pritje të superndeshjes Kukësi-Partizani.

Në “Loro Boriçi” kuqeblutë rezistojnë mirë edhe pse me mungesa por minuta e 68-të shndërrohet në fatale. Mbrojtja e Vllaznisë gabon në tentativë për të larguar topin dhe ai që përfiton është Latifi që shënon mjaft bukur. Skënderbeu mposht 1-0 Vllazninë dhe ngjitet i pari.

Skuadra e Ilir Dajës kryeson në kuotën e 47 pikëve. Më herët Teuta mposhti Korabin 1-0 ndërsa në Gjirokastër Luftëtari-Laçi përfundoi 1-1.

Redaksia Online
(B.K/Shqiptarja.com)