ESLBASAN - Vendimi i gjykatës për t’i liruar banesën ish-pronarit ka trokitur edhe në familjen Hasa, në Elbasan. Familja që banon në fshatin Lepan është në një gjendje mjaft të rënduar pasi dy prej pjesëtarëve të kësaj familjeje vuajnë nga problemet mendore.
Si të mos mjaftonte kjo, kryefamiljari pësoi parainfarkt ditën që mësoi vendimin e përmbaruesve.
Të afërmit e familjes Hasa janë shumë të tensionuar dhe përpara kamerës mallkojnë ata që i nxorën në qiell të hapur. Mirësia e pronarit të truallit Alush Saraçi shkon deri aty sa t’i japë mundësinë kësaj familjeje që të ndërtojë një banesë në një zonë tjetër të pronës së tij.
Familja Hasa e përbërë prej 6 anëtarësh, 2 prej të cilëve të sëmurë mendorë jetojnë prej 15 vitesh në zonën e ullishtes në Elbasan dhe brenda dy javësh do të gjendet pa një strehë nëse nuk do të ngrenë një tjetër çati për të futur kokën këto ditë të ashpra dimri.
(g.a/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com