Lirimi i Ermal Hoxhës, reagon PD, Salianji: E papranueshme, thikë pas shpine për ndërkombëtarët!

Një ditë pas lirimit nga burgu të Ermal Hoxhës, njëri nga të dënuarit e grupit “Xibraka”, ka reaguar Partia Demokratike. Deputeti i PD, Ervin Salianji, në një deklaratë për mediat ka thënë se lirimi i Hoxhës është bërë me urdhër të Kryeministrit Edi Rama, për të mbrojtur të vëllain e tij, Olsi Rama. Salianji theksoi se lirimi i Ermal Hoxhës është një veprim pas shpine edhe për partnerët ndërkombëtarë që u investuan me Reformën në Drejtësi.

Lirimi i një krimineli është i papranueshëm, shqiptarët duhet ta dinë se trafikanti Ermal Hoxha është liruar para kohe. Rama liroi Ermal Hoxhën për të mbrojtur Olsi Ramën. Kushtet u parapërgatitën 1 vite më parë, kur bandës iu ul dënimi në mënyrë drastike. Kjo është thikë pas shpine për partnerët tanë ndërkombëtarë. Kështu i japin kohë për t’u arratisur Genti Xhixhës.

Ervin Salianji, deputet i PD

 

 

Ermal Hoxha, nipi i ish-diktatorit Enver Hoxha, u lirua nga burgu 4 ditë më parë, ndërsa lajmi u bë publik ditën e djeshme. Sipas burimeve të 'Shqiptarja.com', ai u lirua me kusht dhe gjatë kësaj kohe Ermal Hoxha nuk duhet të kryejë asnjë vepër penale dhe nuk duhet të shoqërohet me persona të inkriminuar. 

Hoxha u dënua nga Gjykata e Krimeve të Rënda në korrik të 2017 me 10 vite burgim me gjykim të shkurtuar, së bashku me anëtarët e tjerë të grupit ‘Xibraka’. Nga gjykimi i shkurtuar dënimi zbriti në 6 vite dhe 8 muaj burgim.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Konjak: 27/09/2018 09:16

    Ligji e denoi 6 vjet Hoxhen per trafik droge.Po mir more popull,po drogen e lejoi shteti, te mbillej ,te trasportohej, dhe te mireshin parat.Besoni ju se Hoxha ka dal nga burgu pa paguar nga parat e droges.E keqia ne kete rast eshte shkaterimi i ligjit,e jo liria e Hoxhes.

    Përgjigju
  • Gjarpri: 18/09/2018 14:47

    Po pse mer kok pras do rri ne burg gjith jeten ai se doni ju politikant me bo show neper medja.Po ju qe po shkelni popullin me kom kur do ju vi rradha

    Përgjigju
  • 007: 18/09/2018 13:26

    Mipi i enverit bėri pak burg po Basha i Saliu vran 30 veta (21janati e Gërrdeci) as su more ne pytje nga prokuroria apo gjykata .P.D leshi

    Përgjigju
  • agim: 18/09/2018 12:49

    Po ky injorant nuk e din qe qeveria ska pushtet mbi gjykatat.Po ky injorant nuk e din qe akoma vazhdojne gjykatat e tij Sa gjynaf me duket han bare e jo buk ky injorant Salinja

    Përgjigju
    • Tirona: 18/09/2018 13:18

      Ka problem tjeter ky mos i mari Griten o shoku esht largpamese kjo goca.

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Ben Andoni: PD-ja përballë protestave, por pa publikun?!

Ben Andoni: PD-ja përballë protestave, por pa publikun?!