Lirimi i 'Gjeneralit'/ Shkarkohet drejtori i burgut të Drenovës, ja kush komandohet

Lirimi i 'Gjeneralit'/ Shkarkohet drejtori i burgut të Drenovës, ja kush komandohet

Shkarkohet drejtori i burgut të Drenovës, Novruz Hoxha, pas skandalit me lirimin me kush të të dënuarit me burgim të përjetshëm për vrasjen e Naizm Zyberit në 1997, Gert Gjinarati, njohur si "Gjenerali".  Në vend të tij komandohet Genc Fejzollari.

Ndaj drejtorit të burgut kishte nisur procedim dhe janë referuar materialet pranë Prokurorisë Korcë, për veprën penale shpërdorim detyre dhe falsifikim dokumenti.

Ndëkrohë më herët, ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj, i ka kërkuar Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe inspektoratit të nisin e procedimin disiplinor për gjyqtarin që dha vendimin më 14 shkurt 2019.

Gjinarari u dënua me burgim të përjetshëm në Itali, por me sjelljen e dosjes në Shqipëri ai kërkoi gjykim të shkurtuar, duke pranuar të gjitha aktet e akuzës, çka e çon dënimin përjetë në 25 vite burg. Një procedurë kjo e ndryshuar vitet e fundit, ku tashmë ndalohet gjykimi i shkurtuar për vepra të rënda penale, veçanërisht për vendime me burgim të përjetshëm.

Gjykata e Korçës, kryesuar nga kryetari Markelian Kuqo ka vendosur të pranojë kërkesën e Gjinararit për lirim me kusht, një vendim i marrë më 14 shkurt të këtij viti, në ditën e "Shën Valentinit". Gert Gjinarari u ekstradua në Shqipëri në vitin 2014, ndërsa akuzohet si bashkëpunëtor me Arben Grorin në vrasjen e bujshme të Zyberit. 

Në vendim shkruhet se Gjinarari është plotësisht i rehabilituar dhe i gatshëm për tu riintegruar në shoqëri, duke argumentuar se një nga arsyet e dhënies së lirisë me kusht është edhe sjella e mirë që i dënuari ka pasur në burg, "shembullore", - theksohet në vendim.

"I dënuari paraqitet me normalizim të plotë të marrëdhënieve me trashëgimtarët e viktimave nga vepra penale", thuhet në vendim.

 

G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë