Lirimi i hapësirave publike,Paskali:
Zbrapsuni se nuk do të tolerojmë

Lirimi i hapësirave publike,Paskali:<br />Zbrapsuni se nuk do të tolerojmë
TIRANË-Në një dalje për mediat pas aksionit për lirimin e hapësirave publike nënkryetarja e Bashkisë, Brunilda Paskali u bëri thirrje të gjithë zaptuesëve që të lirojnë vendin  nuk do të tolerohet asnjë person i cili shkel ligjin.

“Në emër të Bashkisë së Tiranës, u drejtohem të gjithë shkelësve të ligjit: Zmbrapsuni, sepse ne nuk do të tolerojmë askënd që dëmton hapësirat e përbashkëta! Qytetarët e Tiranës nuk kanë pse të paguajnë dhe të vuajnë pasojat e qytetarëve apo bizneseve që duan të përfitojnë në mënyrë të pandershme, duke pushtuar hapësirat e përbashkëta”
Sipas saj Tirana do të marrë drejtimin e duhur dhe do të çlirohet nga çdo pushtim i paligjshëm që i është bërë vitet e fundit duke demostruar kështu edhe njëherë se ligji do të jetë i ashpër për të gjithë ata që nuk e respektojnë dhe se aksioni do të vazhdojë gjatë ditëve në vazhdim në të gjithë kryeqytetin"-
tha Paskali

“Në rreth një javë të këtij aksioni, Policia Bashkiake dhe Agjencia për Mbrojtjen e Konsumatorit kanë vendosur 173 gjoba për të gjitha bizneset apo individët që kanë pushtuar hapësirat apo që kanë kryer ndërtime të tjera të paligjshme”, deklaroi Paskali.

Gjithashtu, ajo theksoi se edhe Inspektorati i Mbrojtjes së Territorit ka vendosur për prishjen e 23 objekteve të paligjshme në Tiranë, të cilat dëmtojnë dhe zënë hapësirat publike.
 
Interesimit të mediave nëse ka pasur kundërshtime nga ana e qytetarëve apo bizneseve, nënkryetarja e Bashkisë së Tiranës, Brunilda Paskali iu përgjigj: “Deri tani kemi pasur një bashkëpunim shumë të mirë, edhe me bizneset. Të gjithë duhet të jemi të ndërgjegjshëm se këto janë shkelje, nuk është se dikujt po i hiqet apo po i çmontohet diçka në mënyrë të padrejtë. Janë pushtime të paligjshme të hapësirave publike”.

Ndërkohë Policia Bashkiake gjatë një jave aksion në njësinë nr.5, ka vendosur 84 gjoba për lirimin e hapësirave publike nga tavolinat, karriget, vazo lulesh, gardhe dekorative apo mjete të tjera të paligjshme, si dhe 43 gjoba të tjera për dëmtim dhe vandalizim të hapësirave publike. Gjithashtu, edhe Agjencia për Mbrojtjen e Konsumatorit ka vendosur 45 gjoba për zënie dhe bllokime të hapësirave publike, rrugë, trotuare, apo vendosje reklamash e postera në mënyrë të paligjshme. Kryetari i Bashkisë theksoi se këto janë masa për të mbështetur 99% të njerëzve që duan higjienë, rregull dhe shtet. 

Redaksia online
(S.M/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush kë do të forcojë më shumë protesta e 7 tetorit?



×

Lajmi i fundit

Foshnja 5 muajsh vdiq në spitalin e Vlorës, babai mes lotësh: Fajin e ka mjekja, nuk më tha se ishte i sëmurë! Çfarë mjekimi i ka dhënë?! Dua drejtësi

Foshnja 5 muajsh vdiq në spitalin e Vlorës, babai mes lotësh: Fajin e ka mjekja, nuk më tha se ishte i sëmurë! Çfarë mjekimi i ka dhënë?! Dua drejtësi