Lirimin e ish-deputetit të Partisë Socialiste Alqi Bllakos i cili u arrestua për aferën e inceneratorëve, kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta e ka cilësuar si një goditje fatale për sistemin e drejtësisë. Për Metën, koka e aferës së inceneratorëve është Edi Rama, dhe se lirimi i ish-deputetit është bërë me urdhër të kreut të qeverisë, i cili kontrollon dhe përdor sistemin me regji.
'Të paktën Alqi ka mundësi sepse ka babin që paguhej 10 mijë euro nga kompania e inceneratorëve. Rasti i djeshëm tregoi se në krye të kësaj aferë nuk është as Alqi as Lefteri, por është Edi Rama. Drejtësi me regji. Drejtësia nuk veproi kurrë ashtu siç duhet të vepronte. Lirimi i djeshëm i Alqi Bllakos është një goditje fatale për sistemin e drejtësisë me urdhër të Edi Ramës. Dhunon qytetarët e thjeshtë dhe merr në mbrojtje shkaktarët e dëmeve më të mëdha. Afera e inceneratorëve vërtetë është 430 mln euro. Është një humbje morale, e gjitha me urdhër të Edi Ramës.' – tha Meta.
Në fund të fjalës së tij Ilir Meta përsëriti thirrjen për të qenë një opozitë e bashkuar dhe se të gjitha lëvizjet duhet të jenë të sinkronizuara. Meta u shpreh optimist se situata do të vijë dhe do të përmirësohet falë edhe aksionit të përbashkët opozitar.
'Opozita duhet të jetë sa më e bashkuar dhe sa më e sinkronizuar. Investimi më i madh i Edi Ramës korruptimi dhe përcarja e opozitës. Unë jam tërësisht optimist se situata do të vijë dhe do të përmirësohet falë aksionit tonë të përbashkët dhe në këtë drejtim përveç reagimit, protestave dhe mbështetjes së tyre. Të mos harrojmë në pak muaj do të kemi zgjedhje vendore. Ky është një moment pozitiv pasi do të vendoset pluralizmi politik. Sot kontrollohet çdo gjë nga një parti e vetme dhe qytetarët janë lënë në mëshirën e kryetarëve monistë. Partia e Lirisë ka detyrën për të kontribuuar në fitoren e opozitës por dhe për t’i kthyer Këshillat Bashkiakë në parlamente të qyteteve.'- u shpreh Meta.
Ish-deputetit i Partisë Socialiste Alqi Bllako, u lirua nga qelia me vendim të Gjykatës së Posaçme, pas kërkesës për ndryshim të masës së sigurisë. Gjyqtarja Irena Gjoka caktoi “arrest shtëpie” për ish-deputetin, i cilin tashmë do të ndjekë hetimet e SPAK nga banesa e tij.
Për Kryetarin e Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka një zgjidhje se si qeveria të rrisë pagat dhe mbështetjen sociale ndaj shqiptarëve në këtë kohë krize, dhe sipas tij është pikërisht ‘të vjedhje më pak’
“A ka korrupsion më gjigand sesa me rilindjen urbane, mbi 2 miliard euro. Shumë mirë që është hedhur gjithë ai beton në sheshin e Kolonjës, por sikur të ishin mbështetur më shumë ata fermerët. Sa mirë do ishte. Jo vetëm në Kolonjë, po kudo tjetër. Janë investime që nuk kanë ndihmuar as që qytetarët të rrinë në këto treva, as që të rrisin bizneset e tyre. Shumica janë investime fiktive Afera e Portit Durrësit, nga më kriminalet. Përveçse se shkatërron një nga asetet më të rëndësishme të vendit dhe që do ta çojë në duar të dyshimta. Paketa gjoja të mbështetjes sociale që nuk kalon as 50 mln euro për të gjithë shqiptarët në këto kohë krize të thellë, edhe për fajin e tyre.
Ndaj ne mbështesim plotësisht kërkesat e pedagogëve. Ata nuk po kërkojnë asgjë më shumë që në 2 vite të arrijnë atë standard që e kanë sot kolegët e tyre në Evropë. Para ka. Çfarë sakrifice duhet të bëjë qeveria? Të vjedhë më pak. Ndërsa ky bën diversion mes pedagogëve dhe studentëve”, tha Meta.
Mire beri bĺlako qe doli nga burgu se s'ka vend per ata qe vertet kane vjedhur. Ne vend te tij do hyni ju si familje. Ju sugjeroj ta blini qeline e burgut se u bie me lire, se dhe ajo konia juaj bora, buce do behet si e jema dhe aty e ka vendin. Rrace fshataresh te peshtire, cepanake.
PërgjigjuShokulike udhezon qe gjigandi te vjedhe me pak nga çvjedh....çfarë raportesh nën tavolinë kane nenshkruar keta DY KORRUPTONJES@HAJDUTE DHE VRASES???
PërgjigjuGoditja fatale e sistemit te drejtësisë eshte qe ty dhe sali qenin ju lene te lire ju duhet te ishit ne burg familjarisht,hajduta ,kriminela,vrases,shkaterrus te shqiperise.
PërgjigjuO zot edhe kush flet per korrupsion
Përgjigju