Ish-deputetit i Partisë Socialiste Alqi Bllako, u lirua nga qelia me vendim të Gjykatës së Posaçme, pas kërkesës për ndryshim të masës së sigurisë. Gjyqtarja Irena Gjoka caktoi “arrest shtëpie” për ish-deputetin, i cilin tashmë do të ndjek hetimet e SPAK nga banesa e tij. Përmes avokatit Sokol Hazizaj, Bllako argumentoi para gjykatë se është ezauruar i gjithë procesi hetimor dhe për shkak të largimit nga funksioni si deputet nuk ka asnjë mundësi të prishë provat ti shmanget hetimit apo të ndikojë në procesin hetimor ndaj tij.

Ndër të tjera theksoi se gjendja e familjes së tij është e rënduar, pa përkujdesje, pasi bashkëshortja e tij është e punësuar dhe lëviz nëpër rrethe. Prokuroria e Posaçme nuk bie dakord me vendimin e gjykatës, ndërsa pritet të ankimoj vendimin për ndryshimin e masës në Apelin e GJKKO

Ndërkohë po sot, Gjykata e Lartë ka refuzuar që ti heqë arrestimin ish-ministrit Lefter Koka dhe 4 personave të proceduar me të, Pëllumb Abeshit, Arenc Myretezani, Etleva Kondi. ‘Mospranimin e rekursit të paraqitur nga kërkuesi Lefter Koka, Arenc Myrtezani, Pellumb Abeshi, Etleva Kondi, kundër vendimit nr. 34, date 09.04.2022 të Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.’- thuhet në vendim.

Alqi Bllako akuzohet për korrupsion dhe shpërdorim detyre, pasi sipas SPAK falsifikoi dokumente shpronësimi për një tokë që nga arë ishte kthyer në truall dhe dokumentet e falsifikuara i janë paraqitur Këshillit të Ministrave, tokë mbi të cilën do ndërtohej inceneratori i Fierit. Kjo shkelje, sipas SPAK, u bë në bashkëpunim me ish-ministrin e Mjedisit Lefter Koka dhe kryetarin e shpronësime, Pëllumb Abeshi. Në dëshminë që ka dhënë më herët në SPAK, Bllako deklaroi se nuk ka pasur asnjë rol vendimmarrës në Ministrinë e Mjedisit në postin e sekretarit, teksa shtoi se thjesht ka përcjellë shkresën te Këshilli i Ministrave.

Në dëshminë që ka dhënë më herët në SPAK, Bllako ka deklaruar nuk ka pasur asnjë rol vendimmarrës, teksa shtoi se thjesht ka përcjellë shkresën te Këshilli i Ministrave.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 18:32
Lirimi i Bllakos, Këlliçi: U lirua pasi dha garanci se nuk do të flasë! ‘Kokë turku’ do të bëhet Klodian Zoto

 

Deputeti i PD së Rithemelimit, Belind Këlliçi reagoi për lirimin nga burgu të Alqi Bllakos. Sipas tij, Bllako u lirua pas garancisë se nuk do të fliste, ndërsa kupola thotë ai, ka marrë vendimin për skemën e re që do të ndjekë dhe që përfshin vetëm një ‘kokë turku’ për inceneratorët, atë të Klodian Zotos.

'Edi Rama e çoi sot në konvaleshencë Alqi Bllakon, pasi u sigurua se nuk do “të këndonte” nga qelia. Deputeti socialist, i përfshirë në aferën e inceneratorëve me këmbët e veta dhe të të atit, por me kokën dhe trurin e Edi Ramës, pas 6 muajve në qeli, sot është dërguar në shtëpi.  Vetëm pasi ka dhënë garanci se nuk do të fliste dhe t’i prishte punë partisë dhe udhëheqësit. Vetëm pasi kupola ka marrë vendimin për skemën e re që do të ndjekë dhe që përfshin vetëm një ‘kokë turku’, atë të Klodian Zotos. Ligjërisht, ndryshimi i masës së sigurisë, nga “arrest me burg” në “arrest shtëpiak” ndodh për një nga këto arsye: I arrestuari nuk përbën rrezik largimi nga vendi; Nuk është në pozitë për të prishur provat; Ka arsye shëndetësore; Nuk ka rrezik të përsëritjes së veprës penale. Gjashtë muaj pas arrestimit me akuzat e “shpërdorimit të detyrës dhe korrupsionit”, gjykatësit kanë vendosur se Bllako nuk përbën rrezik, as për ikje nga vendi, as për prishje provash, dhe as për përsëritje të veprës penale. Duke harruar, ose bërë sikur, një element tejet të rëndësishëm: tre bashkëpunëtorë të Bllakos, Mërtiri-Gugallja-Zoto, sot janë ende në kërkim. Po ashtu ata vazhdojnë “ta përsërisin veprën penale” duke marrë nga paratë e taksapaguesve shqiptarë miliona euro të cilat u derdhen në llogaritë bankare, edhe pse janë në kërkim ndërkombëtar. Ndaj, alibia që gjendet për Bllakon është një farsë. Ashtu siç është farsë edhe i gjithë procesi hetimor i inceneratorëve, i cili nuk prek trungun, por shkund vetëm gjethet. Kokat e aferës janë të lirë dhe vendosin se, kush hyn dhe kush del në burg, kush arratiset dhe kush shpallet në kërkim, apo kush e bën burgun e lehtë nga shtëpia.'- tha Këlliçi.

Ora 15:55
Ish-deputeti Bllako u la në ‘arrest shtëpie’, SPAK kundër: Vendim i pabazuar në prova, do e ankimojmë

1665064601_2559977992919877429299614649924310765415263n1068x601.jpg

SPAK ka kundërshtuar vendimin e GJKKO për lehtësimin e masës ndaj ish-deputetit socialist Alqi Bllako. GJKKO dha masën arrest shtëpie për Alqi Bllakon, nga arrest me burg që ishte. SPAK thotë se ky vendim nuk është i pabazuar në prova dhe se do të ankimojnë vendimin në Apelin e Gjykatës së Posaçme.