Lirimi i Naser Gashit/ Merret vendimi për dy policë, shefi i komisariatit ende në kërkim

Kanë ndryshuar masat e sigurisë për dy efektivët e policisë të cilët lejuan lirimin e super të kërkuarit Naser Gashi. Gjykata për Krime të Rënda vendosi të heqë arrestin me burg për policin Kujtim Spahia, me detyrë specialist i Policimit në Komunitet, duke i vendosur atij arrest shtëpiak. Ndërsa për dy punonjësit e tjerë të policisë Ferdinand Xhepa dhe Shkëlzen Ibaj është hequr edhe masa ‘detyrim paraqitje’.

Ndërkohë vijon të jetë ende në arrati dhe i shpallur në kërkim Agim Basha, në detyrë Shef i Komisariatit të Policisë Kukës. Ai akuzohet për veprën penale të "Korrupsion pasiv të gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarë të tjerë të organeve të drejtësisë". Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda, ka caktuar ndaj tij masën e sigurisë "Arrest me burg".

Ndaj tyre ka nisur një hetim sipas të cilit me veprimet dhe mosveprimet e tyre, në kundërshtim me ligjin dhe në mos-përmbushje të ushtrimit të detyrës, kanë sjellë pasojë lirimin nga dhomat e paraburgimit të Naser Gashi, të cilin Gjykata e Apelit për Krimet e Rënda e ka dënuar me 7.4 vjet burg.

Gjithashtu, nën drejtimin e Prokurorisë për Krimet e Rënda vijojnë hetimet për të sqaruar pozitën e punonjësve të tjerë të Policisë dhe të Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës.

Naser Gashi dhe Agim Basha

Historia e lirimit të trafikantit
Naser Gashi, kërkohej nga drejtësia shqiptare pasi ishte dënuar me 7.4 vite burgim. Mbrëmjen e 17 tetorit 2018, Gashi së bashku me shokun e tij Ron Nimani, kanë tentuar të dalin nga Shqipëria në Kosovë, me një makinë "Audi" duke përdorur pikën e kalimit kufitar Morinë. Pikërisht në këtë pikë kufitare, ata i janë nënshtruar kontrolleve, ku Gashi ka paraqitur dokumente identifikuese me emrin Saimir Bula. Si pasojë e dyshimeve të ngritura mbi këto dokumente, është vendosur nga policia kufitare që kosovari të shoqërohet në Drejtorinë e Policisë Kukës, ku t’i nënshtrohet identifikimit nëpërmjet gjurmëve të gishtave.

Por edhe pse u bë identifikimi që personi i shoqëruar nuk ishte Saimir Bula por i shumëkërkuari Nasër Gashi, me një urdhër të dyshimtë Prokurorja firmosi urdhrin e lirimit të menjëhershëm, vendim i cili u ekzekutua nga Policia në datë 18 tetor. Si për ndalimin por edhe për lirimin e trafikantit, Policia e Kukësit nuk dha asnjë njoftim për mediat, duke e nisur që në atë kohë fshehjen e kësaj ngjarjeje.

Skandali i nxjerrjes nga qelia të trafikantit Gashi, madje edhe duke i kthyer pasaportën dhe kartën e identitetit kosovare të falsifikuar me emrin “Saimir Buli”, bëri “kurban” zv/drejtorin e hetimit në Drejtorinë e Kukësit Shkëlqim Pepkolaj, i cili u pezullua nga detyra, duke u vënë në procedim disiplinor. Por pas hetimeve prokuroria lëshoi urdhr arrestet për drejtuesit e komisariatit të Kukësit. Naser Gashi rezulton se është dënuar nga Nertian Kosova më 21 shkurt 2013 me 7 vite e 4 muaj burg për trafik droge, vendim i lënë në fuqi edhe nga apeli i krimeve.

G.M.//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • SHKELZENI: 02/11/2019 04:33

    ...KETA DY POLICET NUK LEJUAN LIRIMIN E NASER GASHIT POR ME NJE PUNE TEPER PROFESIONALE , E IDENTIFIKUAN DHE E FUTEN NE BURG. e CUDITSHME SE JANE DHE NE HETIM !!??

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë