Lirimi i Ramush Haradinaj
komandanti ka edhe një tjetër festë

Lirimi i Ramush Haradinaj<br />komandanti ka edhe një tjetër festë
Ramush Haradinaj sot ka dy festa. Përveç lirimit të tij nga Gjykata E Colmar ai feston edhe ditëlindjen e djalit të tij, i cili mbush 13-vjeç.
 
Urimin për djalin e Haradinaj e ka bërë bashkëshortja, Anita Muçaj, përmes një shkrimi.
 
“Gjin, ti sot bëhesh 13 vjeç! E di qe jeta jo gjithmonë na ka përkëdhel, por jeta kështu është, shumë dimensionale! Jeta nuk i ka përkëdhelur edhe shumë e shumë fëmijë të Kosovës, por jeta e tillë është përherë, të sfidon! Prandaj ty dhe të gjithë fëmijëve, uroj që jeta t'ju ketë bërë të fortë, të pamposhtur, të vendosur në rrugën e jetësimit të ëndrrave tuaja! Gjin, kryevepra ime, shoku im! Të uroj gëzuar ditëlindjen! Uroj që të jetosh me të bukurat e jetës e mua do më kesh gjithmonë mbrapa!”, shkruan Anita Haradinaj në Facebook.

Redaksia Online
B.B/Shqiptarja.com

 

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Humbi jetën pasi ra nga shtylla e tensionit në Patos, reagojnë Sindikatat për punëtorin egjiptian: Përgjegjësit të dalin para drejtësisë

Humbi jetën pasi ra nga shtylla e tensionit në Patos, reagojnë Sindikatat për punëtorin egjiptian: Përgjegjësit të dalin para drejtësisë