Lirimi nga Burgu i Shën Kollit i të kërkuarit nga Interpol-i dhe drejtësia e Kosovës, Shaip Zukaj, ka çuar në pranga juristin e këtij burgu, Devis Hoxha.
Hoxha dyshohet se ka fshehur letrën e autoriteteve të Kosovës për ekstradimin e Zukajt, i dyshuar për disa vepra penale.
Mësohet se pala kosovare kishte paraqitur një kërkesë për ekstradimin e tij dhe ky ekstradim ishte miratuar, por kjo vetëm në letra pasi në realitet ndodhi e kundërta.
Të kontaktuar nga Report Tv administrata e burgjeve pranoi lirimin e tij pasi mbaroi burgimin, por sipas tyre në dosjen penale të Zhukajt nuk kishte asnjë dënim tjetër asnjë kërkesë ekstradimi apo shënim që pengonte lirimin e tij.
Në faqen e Interpol, Zukaj rezulton në kërkim për llogari të policisë kosovare dhe pse ndodhej në burgun e Lezhës nga ku u lirua.
Redaksia Online
Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com