Gjykata e Lezhës vendosi të lërë masën e sigurisë arrest në burg ish- juristin e burgut të Shënkollit, Dejvis Alihoxha i cili u arrestua tri ditë më parë, pas lirimit nga ky burg të shumëkërkuarit nga Kosova, Shuaip Zhukaj. Në seancën për vlerësimin e masës së sigurisë Prokurori kërkoi lënien në burg të Alihoxhës.
Kjo pasi sipas tij, ka prova të mjaftueshme se ish- juristi ka shpërdoruar detyrën. Sipas akuzës, dokumentacioni pë lirimin e Zukajt është përgatitur nga Alihoxha. Gjykata e Lezhës, pranoi kërkesën e prokurorit, duke caktuar masën e sigurisë arrest në burg për ish- juristin e burgut të Shënkollit.
Avokati i të pandehurit, Detar Hysi e konsideroi të padrejtë vendimin. Ai i kërkoi Prokurorit të Përgjithshëm të hetojë skandalin, duke pretenduar se Prokuroria e Lezhës nuk kishte dërguar pranë burgut vendimin për ekstradim të të dënuarit.
Juristi i burgut të Shënkollit u arrestua me urdher të Prokurorisë pas skandalit të burgut të Shënkollit, ndërsa për këtë çështje u shkarkuan edhe 6 zyrtarë të këtij insitucioni mes tyre edhe Drejtori i Burgut Kant Ndoj.
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com

VIDEO