Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka shkarkuar pesë punonjës të burgut të Shën Kollit në Lezhë, pas lirimit të të kërkuarit nga Interpol, Shaip Zukaj. 

Në reagimin e drejtorisë së Burgjeve, thuhet se të shkarkuarit kanë patur dijeni në lidhje me ngjarjen.

Konkretisht, të shkarkuarit janë përgjegjësi i personelit Armando Loka, përgjegjësi i sektorit ligjor Dejvis Alihoxha, përgjegjësi i sektorit social Luan Alija, punonjësi i edukimit Jetmir Shahini dhe përgjegjësi i shëndetësisë Shkëlqim Korbi. 

Më herët, Policia arrestoi juristin e këtij burgu, Devis Hoxha, i dyshuar se ka fshehur letrën e autoriteteve të Kosovës për ekstradimin e Zukajt.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com