SHKODËR-Ambasadori i OSBE-, Bernd Borchardt ka zhvilluar një takim me kryebashkiaken në ikje të Shkodrës, Voltana Ademi. Mësohet takimi 'kokë më kokë' ka zgjatur rreth dy orë dhe një nga çështjet kryesore që është diskutuar ka qenë pikërisht dorëzimi i detyrës nga ana e Ademit.
Në një kohë kur Bashkitë e tjera të vendit po konstituohen, Ademi ka bërë rezistencë të hapur, duke thënë se nuk do ta lirojë zyrën, madje ajo ka kërkuar një komision ndërkombëtar si në vitin 1913 për të liruar Shkodrën.
Në përfundim të takimit, Borchardt ka bërë një prononcim të shkurtër për mediat, duke thënë se është diskutuar për zgjedhjet e 30 qershorit dhe situatën politike në vend, në një kohë kur PD-ja ka njohur dekretin e presidentit Meta dhe kërkon zgjedhje në 13 tetor, edhe pse vetë nuk është regjistruar.
Lidhur me këtë takim, ka pasur një reagim zyrtar dhe nga ana e Bashkisë së Shkodrës.
"Gjatë takimit që zgjati rreth 2 orë, janë diskutuar tema të aktualitetit politik në vend, problematikat e gjetjet e raportit paraprak te OSBE/ODIHR për procesin e 30 qershorit, kerkesa e paraqitur ne Gjykatë Kushtetuese nga Shoqata e Bashkive të Shqipërisë si dhe për situatën që ka pasuar votimin e 30 qershorit. Në kuadër të projektit të bashkëpunimit, Prezenca e OSBE-së në Tiranë, ka përzgjedhur Bashkinë e Shkodrës ndër 61 bashkitë në vend për një projekt të ri për mbështetjen e qëndrueshmërisë të administratës publike, Kryebashkiakja Ademi shprehu gatishmërinë personale dhe të administratës së Bashkisë se Shkodres për të qenë pjesë e këtij projekti me një rëndësi të veçantë, jo vetëm për administratën por edhe zhvillimin e qytetit të Shkodrës", shkruhet në njoftim.
B.K./b.ha./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
29 Janar, 13:14
Strategjia e SPAK për parandalimin e krimit elektoral, a do ketë sukses?
-
Po
42.6%
-
Jo
49.5%
-
Jam i/e dyzuar
7.9%
Vota total: 2277
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Shkodra me një korsi të re biçikletash, Benet Beci: Rritet siguria për qytetarët
29 Janar, 13:05
-
Basha pret Ali Ahmetin: Çdo cenim i të drejtave të shqiptarëve përbën një kërcënim për stabilitetin rajonal! Përpjekje për ta kthyer RMV në një satelit ruso-serb
29 Janar, 10:30
-
Shkodër/ Restaurohet ‘Ura e Mesit’ mbi lumin Kir, vepra e arkitekturës osmane kthehet në destinacion për turistë dhe vizitorë
29 Janar, 09:53
-
Shkodër/ Tre të moshuar humbin jetën në tre aksidente, arrestohen 3 shoferët e rinj
28 Janar, 18:02
-
”The Guardian”: Karnavalet e Shkodrës më të veçantat në Ballkan, si alternativë e atyre të Venecias
28 Janar, 17:38
-
Shkodër/ Makina përplas për vdekje drejtuesin 84-vjeçar të motorit, shoqërohet në polici 28-vjeçari (EMRAT+VIDEO)
28 Janar, 12:00
-
PAMJET/ Rindërtohet shkolla 9-vjeçare ‘Ndre Mjeda’ në Shkodër, ambiente për 800 nxënës e mësues
28 Janar, 08:25
-
Ylli Pata: Pse u shpik 'aksidenti' ndaj Lulzim Bashës?
27 Janar, 21:36
-
Zgjedhjet/ Karabina: Demokratët Euroatlantikë s’do bëjnë koalicion me Berishën, jo aleancë me ‘non grata’! Rama i dha vulën që ta ketë përballë, Trump ftoi vetëm Bashën
27 Janar, 14:43
-
‘Vdes në një aksident Lulzim Basha’, ish-kreu i PD reagon ndaj lajmit: Ndoshta disa do të trishtohen, por jam gjallë e mirë
27 Janar, 13:44
-
Shkodër/ Vrau me thikë 15- vjeçarin, Prokuroria mbyll hetimet dhe dërgon në gjyq të miturin
27 Janar, 13:23
-
Shkodër/ Gjendet trupi i pajetë i një burri në lumin e Shalës, viktima i paidentifikuar, në fazë të hershme dekompozimi
27 Janar, 10:57
Zonjen e kemi zgjedhur per administratore qyteti (qe nuk e Ka bere asifije sa ishte ne zyre) dhe Jo si zaptuese zyre. Ti nese e doje aq shume ate post, te punoje pak moj zonje.
PërgjigjuPo mire ben, se mesuesi Borchardt i bie ta marre rrogen kot nese nuk ka nxenes te paudhe si puna e kesaj lopes me zile.
PërgjigjuKeshtu e kane urdheruar Lulzimi dhe Karpushini.
PërgjigjuPo Mark Molla ishte ne takim ai eshte locka e zemres se plagosur e Valtana baxhe...
PërgjigjuKeto bashkiaket Mziu,Voltana etj do ti lerojne zyrat,bejne filma kot.Mbas ndonje muaji do te nxjerrin teori te tjera,do te thone duhet me u kthy perseri,na mashtrun,por ne jemi kryetare,rrofte democracia,e duam Shqiperine si gjithe Europa,tralala, dhe kaq.
PërgjigjuDo e leroj pa problem se pastaj e lerojn. Gjynah pastaj se esht Pak e thyer ne mosh por avash avash kalon gjithshka. Do bej ca naze por ska nga tja mbaj. He mo se do te behet vajz e mire e di un. Keq do jet muzat ziun ,atij sdim si do ja bejm.
PërgjigjuXhelal mendjeziu do mare daullen dhe rrugëve te Kamzës do lexojë emrat me te pakuptimte te rrugëve qe i vuri vete ky horr....