Voltana Ademi kërkon komision ndërkombëtar si në 1914, që të dorëzojë bashkinë e Shkodrës

Kryebashkiakja e Shkodrës, Voltana Ademi përmes një letre drejtuar ambasadave në Shqipëri u ka kërkuar sot të ngrenë një përfaqësi ndërkombëtare për të qeverisur Shkodrën, pasi shton ajo, nuk do ia dorëzojë kryeministrit Rama dhe të zgjedhurit të tij. Voltana Ademi kërkon që Shkodra, por edhe bashkitë e tjera të drejtohen nga një Komision Ndërkombëtar, si në vitet 1913- 1914 derisa, sipas saj të shkohet në zgjedhje të vërteta.

"Sot, në 2019, nuk mund t’ia dorëzojmë atë as Kryeministrit e as të emëruarit të tij 8%. Në vitet 1913-1914 dhe 1918-’20, ky qytet me rendësi vitale për të gjithë kombin është qeverisur nga komisione ndërkombëtare të fuqive të mëdha. E ndoshta është prapë rasti, dhe jo vetëm për Shkodrën.

Ndaj ju drejtohem Ju, në emër të qytetarëve shkodranë, që ne jemi të gatshëm më parë të pranojmë një komision administrativ europian, besimplotë te vullneti i tyre demokratik derisa të shkohet në zgjedhje të vërteta, sesa të biem nën diktaturën e pakicës së pakicës votuese.

Për këtë, në emër të Shoqatës së Bashkive të Shqipërisë, ju kërkoj publikisht të takohemi për të biseduar mbi këtë situatë të pazakontë, me shpresën që do të bëheni garant i vullnetit qytetar. Duke ju falënderuar për gjithçka keni bërë e bëni për vendin tim" shkruan Ademi.

Opozita shqiptare bojkotoi zgjedhjet e 30 Qershorit duke mos i njohur, po ashtu edhe Presidenti që e zhdekretoi si datë, por shumica e organizoi procesin për zgjedhjen e 61 kryebashkiakëve të rinj, të cilët u njohën nga SHBA dhe BE-ja, që kërkoi që të nisin punën menjëherë. Por Presidenti Meta shpalli një datë të re zgjedhjesh, 13 Tetorin, ndërsa opozita vijon protestat, teksa sonte zhvillon të 10-tën kombëtare duke kërkuar largimin e kryeministrit Edi Rama.

Çfarë ndodhi në 1914 në Shqipëri? Që nga momenti i shpalljes së pavarësisë dhe deri në miratimin e reformës në drejtësi  faktori ndërkombëtar ka luajtur një rol të rëndësishëm në ecurinë e zhvillimeve politike shqiptare.  Por cfarë ndodhi në 1914, që kërkon Voltana Ademi? Më 22 janar 1914, si rezultat i grindjeve, përçarjeve dhe komploteve, pushteti i kaloi KNK-së (Komisioni Ndërkombëtar i Kontrollit) që kishte marrë tashmë funksione qeverisëse, duke mënjanuar qeverinë e Vlorës. Komisioni Ndërkombëtar i Kontrollit ishte Pushtet Ekzekutiv i dërguar nga Gjashtë Fuqitë e Mëdha dhe kishte një mandat 10-vjeçar i zgjatshëm në rast nevoje. KNK e qeverisi Shqipërinë në periudhën 22 Janar 1914-7 mars 1914.

Letra e plote e Voltana Ademit
E nderuara Znj. Leyla Moses-Ones, e Ngarkuara me Punë pranë Ambasadës së SHBA në Tiranë, 
I nderuar Sh.T.Z. Luigi Soreca, Ambasador i Bashkimit Evropian,
I nderuar Sh.T.Z. Bernd Borchardt, Ambasador i Prezencës së OSBE në Tiranë;
E nderuara  Sh.S.Znj.  Susanne Schütz, Ambasadore e Republikës Federale të Gjermanisë, 
I nderuar Sh.T.Z. Duncan Norman MBE, Ambasador i Mbretësisë së Bashkuar
I nderuar Sh.T.Z. Alberto Cutillo, Ambasador i Republikës së Italisë
I nderuar Sh.T.Z. Dr. Johann Sattler, Ambasador i Austrisë
I nderuar Sh.T.Z. Adrian Maître, Ambasador i Zvicrës, 

Një shqetësim i madh qytetar, intelektual e politik më shtrëngon dhe detyron t’ Ju shkruaj Shkelqesi të nderuar, Miq të paepur të vendit tim, përfaqësues të demokracive që ne kemi ëndërruar dhe ndjekim si model për vendin tonë!  Sot ne qytetin e Shkodrës dhe jo vetëm, ekziston nje trysni dhe ankth i madh!  Me 30 qershor në metropolin e Veriut, qendër e rezistencës antikomuniste, qendër e së Djathtës historike e aktuale, jo vetëm nuk pati zgjedhje lokale por as votime! Qytetarët iu bindën logjikës piramidale të shtetit, ku në krye të tij rri Presidenti i Republikës, institucioni që nxjerr dekretin e datës së zgjedhjeve! Sipas dekretit të tij ato zhvillohen me datë13 tetor!  Qeveria vendosi dhunshëm të konsumojë farsën e 30 qershorit, duke rrëzuar dekretin e Presidentit, fakt ky që u pohua zyrtarisht e qartë nga OSBE/ODIHR që në raportin paraprak! Në votime në Shkodër, sipas kësaj organizate dolën 8% e qytetarve me të drejtë vote! Mbi shumë prej tyre, pati presione të çdo lloj forme që të paraqiteshin për të votuar, duke shkelur çdo princip të lirive të individit!  Me modesti pohoj se, në dijet e mia, demokraci do të thotë vullnet i shumicës! 
Shumica në Shkodër në vecanti dhe në Shqiperi në përgjithësi, ka folur qartë, duke bojkotuar procesin monist të Qeverisë! Kjo shumicë nuk u bë e mundur as për të votuar e jo më për të zgjedhur!

Të nderuar Ambasadorë,
Të ashtuquajturat votime, të zhvilluara në kushte ilegjitime, ishin shumë larg standarteve të një cikli kushtetues elektoral. Në kuadrin rregullues ligjor, paqartësitë e interpretimet arbitrare, sollën përplasje të forta institucionale, çka na vunë ne kryetarëve të Bashkive në pozita të vështira lidhur me përgjegjësitë përfaqësuese e administrative. Është e pafalshme që edhe më 30 qershor, makineria qeveritare abuzoi me shpërndarjen e pushtetit në bashki apo me agjensitë qeveritare në nivel vendor për të siguruar rritjen e numrit të votuesve. Makineria qeveritare, përmes sistemit të kolauduar piramidal kriminal, bëri presion, ushtroi dhunë, pagoi rryshfet e para, e angazhoi pa rezervë të inkriminuar e njerëz me precedentë penal.  Fatkeqsisht, gjatë asaj ditë të kobshme, ky presion u shtri dhe më tej, jo vetëm tek administrata lokale por dhe tek çdo njeri me të drejtë vote, deri tek përfituesit e ndihmës ekonomike, invalidët apo çdo grup tjetër që merr një ndihmë shumë të merituar nga Bashkia. Veprimet e ndjekura nga qeveria ishin arbitrare, duke iu shmangur proçedurave ligjore, veprime të përçudnueme e me kokëfortësinë drejt marrëzisë së grabitjes  me dhunë e manipulim të vullnetit e pushtetit të njerëzve. Veç për një proçes elektoral europian nuk bëhej fjalë!

Të nderuar ambasadorë!
Pas 20 viteve të ratifikimit të Kartës Europiane për Qeverisjen Vendore në Shqipëri, pas përpjekjeve të shumta të të zgjedhurve vendorë, përmes mbështetjes së vazhdueshme e të çmueshme nga ana juaj për konsolidimin e parimeve të subsidiaritetit, pas 30 qershorit, pushteti vendor në Shqipëri rrezikon të shndërrohet thjesht në një zvarranik të qeverisë qendore. Rrezikohet të eliminohet përfundimisht mendimi ndryshe, vizioni ndryshe, pjesëmarrja e aktivizimi qytetar, duke u sheshuar një herë e përgjithmonë sfida e ëndrra për zhvillim që buron vetëm e nga vetë njerëzit!  

Kjo situatë do të eliminojë pluralizmin politik jo vetëm në drejtimin ekzekutiv të bashkive me 61 kryetarët, por akoma më keq, kjo situatë sjell 61 këshilla, që në të gjithë rastet nuk do të përfaqësojnë qytetarët, ata do të funksionojnë pa kundërshtim konstruktiv e opozitë! Ky sistem, pa asnjë mëdyshje, do të krijojë premisat për arbitraritet dhe abuzim me fuqinë e tepërt. E do të kemi parlamente vendore njëpartiake, të të njëjtës parti me Kryetarin, duke rrezikuar mekanizmat e "check and balance" në bashki, duke cënuar rolin vendimmarrës në interes publik. 
Situata aktuale e ajo që, larg qoftë mund të ndodhë, është vite larg vizionit të demokracisë vendore të sanksionuar në Kushtetutë!

Të nderuar Ambasadorë,
Kthehem me trishtim të thellë tek realiteti në qytetin tim, i cili nuk e pranon dot manipulimin, dhunën e imponimit kriminal e politik për t’i emëruar nga lart kryetarin e Bashkisë! Qytetarët shkodranë kanë sakrifikuar shumë për demokraci e pluralizëm duke çuar në altarin e kombit dëshmorët e vet! Ata nuk e pranojnë kthimin pas në një neodiktaurë! Ata e dinë mirë, e në të drejtën e tyre është një proces i lirë dhe i ndershëm elektoral, ku për votën e tyre, vendos vullneti i lirë dhe jo kërcënimi i krimit të organizuar! Shkodra nuk e pranon komisarin politik të Kryeministrit! Ne si qytet, jemi përballur me totalitarizmin dhe dialektika na ka dhënë të drejtë, ka fituar demokracia!  Sot, në 2019- ën nuk mund t’ia dorëzojmë atë as Kryeministrit e as të emëruarit të tij 8%- ësh! Në vitet 1913 -1914 dhe 1918-1920 ky qytet me rëndësi vitale për të gjithë kombin, është qeverisur nga komisione ndërkombëtare të fuqive të mëdha. E ndoshta është prap rasti, dhe jo vetëm për Shkodrën!

Ndaj ju drejtohem Ju, në emër të qytetarëve shkodranë, që ne jemi të gatshëm më parë të pranojme një komision Administrativ Europian, besimplotë tek vullneti i tyre demokratik, derisa të shkohet në zgjedhje të vërteta, sesa të biem nën dikaturën e pakicës së pakicës votuese! Për ketë, në emer të shoqatës së Bashkive të Shqiperisë ju kërkoj publikisht Ju, të takohemi për të biseduar mbi këtë situatë të pazakontë, me shpresën që do të bëheni garant i vullnetit qytetar!
Duke ju falenderuar për gjithçka keni bërë e bëni për vendin tim 

Voltana Ademi, Kryetare e Bashkisë së Shkodrës.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • fabio: 09/07/2019 08:58

    ke te drejte , i ke pronat e babait i ke marre me tapi. ik moj baxho se do legenosesh fare si presidenti Ilir Meta qe po del legen dhe shkuar legenit

    Përgjigju
  • asl: 08/07/2019 19:59

    Jam shume dakort me z.Voltana qe kerkon zgjidhje nga nderkombetaret,demokraci kemi gjithsecili shpreh mendimin e tij por haroi tu shkruaj nderkombetareve per shkollen qe dogji per mbylljen e objekteve publike me zinzhire sikur te ishin pronat e saj.Voltana gjithe analfabetet si puna jote duhet te zhduken nga skena politike,ka shume te rinj me vullnet per te punuar me 2-3 diploma por qe skane perkrahje.Le tju japim nje shanc dhe atyre.

    Përgjigju
  • BRSS: 08/07/2019 19:51

    KA TE DREJT PER KOMISJON NDERKOMBETAR POR TE HETOJN PER ZYREN QE E KISHTE KTHYER NE BURDELLO

    Përgjigju
  • BENI: 08/07/2019 16:53

    SI MUND TE BEHEN KRYETAR BASHKISH ,,,KOKRRA KATUNARESH,,,DHE QORRASH SI PUNA E KESAJ,,,I THEMI POPULLIT TE SHKODRES TE HAPI MIRE SYTE KUR HEDHIN VOTEN,,,MOS U BENI QORRA SI VOLTANA,,....////

    Përgjigju
    • Lexues: 08/07/2019 20:44

      Po te ishim nje popull inteligjent dhe ti kuptonim gjerat do ishin ne tjeter situate keshtu qe mos jep leksione

  • Roza: 08/07/2019 16:04

    Cfare i bere Shkodres ti moj rebele e perfale, vetem e vodhe. Nuk te do Shkodra, ik strehou te Luli.

    Përgjigju
  • Naimi: 08/07/2019 16:00

    Duket qe Voltanes o i kane ikur trute ose eshte ndonje plan si dikur ne kohen pas periudhes se pavaresise kur serbomalazezet donin ta pushtonin qytetin. Ishalla qofsha i gabuar ne kete koment

    Përgjigju
  • Arben: 08/07/2019 15:19

    Pershendetje report perse nuk shkoni si te te intervistoni cfare mendijne vete shodranet per nje te cmendur si kjo qe na kerkoka ne te na administrojne shkodren evropa kur mire shume hemi vete

    Përgjigju
  • Xxx: 08/07/2019 14:38

    Kur te mbaron mandati hap krahun

    Përgjigju
  • Voltansi: 08/07/2019 13:56

    Mirboll qe me dt 10 po tzhdukun prej asaj bashki... Se gja nuk bane per shkodren vetem per shoferat(dashnort tuj) edhe per kompanite e mirmbajtjes tqytetit qe ti e din boll mire se kujt ja ke dhan tenderat maj shurre

    Përgjigju
  • tullcja: 08/07/2019 13:34

    kulla e barit nuk do te digjet!

    Përgjigju
  • Alban: 08/07/2019 13:33

    Do rrasur ne burg per tradheti te larte ndaj Atdheut! O kokrra debiles!

    Përgjigju
  • Donela: 08/07/2019 13:24

    I shajne Ambasadoret per turpin e tyre nga mengjesi ne darke,pastaj u drejtohen "Te nderuar Ambasadore" bla bla bla,ju jeni turpi i ketij vendi qe e keni bere zhele si shtet bananesh ne sy te botes vetem per interesat tuaja te ngushta,per vjedhjet tuaja marramendese,kjo Voltana qenke kokrra e debiles,turp i madh per Shkodren per nivelin e kesaj debile.

    Përgjigju
  • Parazitet 30 vjecar te Shkodres gjoja anti-komuniste: 08/07/2019 13:08

    O zhelet e Shkodres qe keni mbet me dekada mrapa dhe refuzoni me u qytetnu. Po nuk i ka hak Shkodra ndrysirat si ju. Keni mbet tu u kap mbas kominizmit e katragjyshave sepse jeni disa te paafte e injoranta. Moj ordinere femer ca bane ti per Shkodren 4 vite, pervec se shkaterrove shpi nga ma te vjetrat ti "qytetarja e shkodrandia e vjeter" dhe ndertove pallate nga me te shemtumet e mundshme. Cfare investimit ke ba ti per Shkodren? Je nji turp ti dhe tan ato qe te kan votu ty. Duheni me shkul me rrenje se keni tash 30 vjet qe si llum e parazite e qeverisni at qytet qe e keni lan ne grahma te fundit.

    Përgjigju
  • robi: 08/07/2019 12:59

    Prasin dhe kesaj! Po nuk i doli shkolla qe dogji kjo Voltana serbja nazistja, kjo me siguri eshte gadi tua dorzoje shkodren serbeve si Esat toptani se sa tua dorezoje atyre qe fituan zgjedhjet me 30 qershor, ka hyre ne histori qe do mbahet mend gjate- kryetarja qe dogji shkollen ne shkoder,,,,

    Përgjigju
  • Lule: 08/07/2019 12:56

    O e mjera ti per veten..po cke moj grua qe do te mbahesh mend vetem si idiote?

    Përgjigju
  • Voltanes: 08/07/2019 12:54

    A je mire moj moter nga trute e kokes?? Ne po perpiqen=mi ta cojme perpara Shqiperine e jo mbrapa ne kohe ne 1913-1914!!! A je ne terezi pash Zotin e Madh??? Ik moj marre e Shkodres!Me e keqja jote eshte se ti flet duke e besuar fort ate budallallek qe thua!!!

    Përgjigju
  • Koli: 08/07/2019 12:26

    Europa te degjoje dhe te qeshe me intelektin e ketyre halldupeve qe na kane uzurpuar keto 30 vjet. Te lumte goja e ngushte Voltana dhe gjuha e lemuar.

    Përgjigju
  • Shkodran prej Puke: 08/07/2019 12:26

    Ne kete leter mungon miku i ngushte i Voltanoves dhe udheheqesi shpirteror i opozites Aleksander Karpushini.

    Përgjigju
  • Toni: 08/07/2019 12:17

    Percillini sa me shpejt rracen e kesaj se na flliqen fare

    Përgjigju
  • Arben: 08/07/2019 12:12

    Mos e lesho Bashkine Voltana. Ta ka lene gjyshi. Mbaje fort. Edhe ne zgjedhje mos u fut. Rri dhe nja 10 vjet pastaj leshoje. Ti je ylli Shkodres, ti je e ardhmja. Problem ne Shkoder jane qytetaret e saj qe te kane votuar ty. Jane 4 vjet pas.

    Përgjigju
  • Shkodra: 08/07/2019 12:06

    Ka ardhur koha qe Z.Kryekare te thyej qafen se 30 vite ne shkoder PD nuk ka ber asgje

    Përgjigju
  • Cmendina: 08/07/2019 12:05

    Kjo duhet mbyllur ne cemnedine se ka rrjedhur. O zot kush na paska drejtuar nje prej bashkive me te rendesishme te vendit. Na doli nje tjeter Dum Babiste! Propozoj nje test psikologjik per politikanet para se te kandidohen.

    Përgjigju
  • xreport: 08/07/2019 12:01

    do me thene ju jeni turku ? se para 1914 e ka pas turku..... e dimin se Pd the LSI jan poshtuesit e shqiperise te huaj

    Përgjigju
  • WTF: 08/07/2019 11:59

    I paska ik truri ne drejtim te paditur kesaj! Si nuk kane turp keta qe bejne letra te tilla idiote perfaqesive te huaja diplomatike qe nuk kane lidhje me punet e brendshme te Shqiperise?

    Përgjigju
  • Ben: 08/07/2019 11:53

    Pegjigjia e ambasadave duhet te jete e thjeshte, Voltana je shume debile, faleminderit per mirekuptimin.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Qeveria teknike e 2017 kishte 10 ministra nga PD por humbi 10 herë më thellë

Spahiu: Qeveria teknike e 2017 kishte 10 ministra nga PD por humbi 10 herë më thellë