Lirimi nga burgu i Lezhës, ja si
fitoi 8 herë ulje dënimi kosovari

Lirimi nga burgu i Lezhës, ja si<br />fitoi 8 herë ulje dënimi kosovari
Tetë herë i është ulur dënimi Shaip Zukajt 41 vjecari nga Kosova i cili që pas ekstradimit nga Belgjika në 2012 i është drejtuar gjykatës së Lezhës ku dhe ka përfituar uljen e kohës së burgimit deri në lirim.

Është pikërisht lirimi i Zukajt i cili tashmë është kthyer në një problem midis Kosovës dhe Shqipërisë por dhe ministrisë së drejtësisë e drejtorisë së burgjeve që liroi Zukajn.

Media raportoi një ditë më parë lirimin e Zukajt dhe pse ai duhej dorëzuar palës kosovare për llogari të një ekstradimi.

Drejtoria e burgjeve reagoi duke thënë se në dosjen e tij nuk kishte asnjë kërkesë për ekstradim. Pak orë pas kësaj deklarate reagoi dhe ministri manjani duke e quajtur lirimin e tij si një çështje që ka përfshirë disa zyrtarë dhe jo vetëm në Lezhë por dhe në tiranë.

Cilët janë këta zyrtarë të përfshirë në lirimin e Zukajt është hetimi që pritet ti zbardh ndërsa ReportTV ka mundur të sigurojë informacione se në sektorin Juridik të IEPV Lezhë është shkaktuar skandali që ka sjellë lirimin e të kërkuarit dhe dënuarit për vrasje.

Siç dhe shihni në këtë faksimile të uljeve të dënimit që ka përfituar Zukaj rezulton se 2 nga këto kërkesa janë gjykuar dhe prej Parashevi Ademit sot ish gjyqtare pasi është dënuar për korrupsion.

kekesa e zukajt

Pas lirimit Zukaj dyshohet se ka lënë Shqipërinë në rrugë ilegale pasi në rrugë legale ai e ka patur të pamundur të kalonte kufirin sepse në sistemin e shtetasve TIMS ai rezulton i kërkuar sic dhe faktohet në këtë faksimile.

Veçuar nga prokuroria e Lezhës që po heton lirimin e Zukajt një hetim administrative ka nisur dhe në drejtorinë e Burgjeve për të inspektuar procedurën e lirimit të Kosovarit me precedent penal.

zukaj
Shaip Zukaj

Redaskia online
(s,m/shqiptarja.com)

 

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Dy ish-kunatat, Nora Istrefi e Tuna bëhen bashkë, këndojnë mbi arkivol 'My love' (VIDEO)

Dy ish-kunatat, Nora Istrefi e Tuna bëhen bashkë, këndojnë mbi arkivol 'My love' (VIDEO)