Lirimi nga burgu i Saimir Gjepalit të grupit Avdylaj, prokuroria apelon vendimin kërkon kthimin në qeli

Lirimi nga burgu i Saimir Gjepalit të grupit Avdylaj, prokuroria apelon vendimin kërkon kthimin në qeli

Përplasja te burgu 313-te mes policisë dhe grupit Avdylaj, ku u perfshi edhe Saimir Gjepali

Lirimi nga burgu i Saimir Gjepalit dhe caktimi i masës së “detyrimit për tu paraqitur” në prokurori, nuk ka pajtuar përfaqësuesit e akuzës, të cilët tashmë, kanë ankimuar në Apel çështjen. Prokuroria që në seancën e shkallës së parë nuk ka qënë dakord për lirimin e Saimir Gjepalit. Nisur nga këto rrethana prokuroria ka ushtruar ankim në gjykatën e Apelit Durrës, duke kërkuar rikthimin në burg të Saimir Gjepalit.

Sipas dosjes hetimore në 16 qershor 2017 nga policia e Durrësit, është ushtruar kontroll tek banesa e Saimir Gjepalit, njërit prej të arrestuarve të dosjes 339 në Shijak, ku janë gjetur dhe sekuestruar, 149 gram kokainë, një peshore elektronike, dy armë automatike, një armë pistoletë, një armë gjahu, një pistoletë sportive, një sasi municioni dhe një automjet i blinduar.

Nga metodat speciale të hetimit, nga përgjimi i bisedave që Saimir Gjepali bën me familjarët e tij, ai i udhëzon që të hedhin lëndën narkotike dhe pistoletën që i mbante në banesën e tij, duke iu thënë që të mos e hapnin derën e dhomës, ku ndodheshin këto sende.

Më tej Gjepali porosit gruan e tij se nuk duhet të hapte derën e barakes pasi aty kishte dy automatikë kallashnikov. Për më tepër, Gjepali e porosit që dy kallashnikovët t'i hedhë tek pulat. Ai u perfshi edhe ne perplasjen ne muajin maj te 313-ta me policine (lexo ketu).

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja