Skandali/ Dosja me foto e dëshmi! Si nisi përplasja me Avdylajt në mesnatë dhe revolta te 313-ta: Do t'ju vrasim! E vendosën policin me shpatulla pas tualetit, por drejtësia hesht

TIRANE-Për prokurorinë e Tiranës dhe gjykatën penale, kërcënimi me jetë i gardianëve të burgut 313-të, dhuna ndaj policëve dhe përdorimi i celularit në qeli nuk janë një fakt shqetësuese dhe s'ka arsye as për të hetuar as të futur në regjimin e posaçëm. Nga kjo që duket skandali i radhës i një drejtësie të munguar duket që po përfiton grupi i ‘‘Avdylajve‘‘ të Shijakut të cilët ndodhen në këtë paraburgim teksa janë në hetim nga SPAK.

Sipas dosjes së siguruar nga ReportTv paçka se është bërë kallëzim penal nga drejtoria e burgjeve, për drejtësinë kjo është një situatë që çuditërisht s'ka fajtorë! Dhe kërcënimi me jetë i gardianëve do të mbetet i pa hetuar edhe pse është vepër penale kërcënim për shkak të detyrës. Një ditë më parë gjyqtarja Migena Laska rrëzoi edhe kërkesën për izolimin e tyre mes Avdylajve dhe pacientit 0 me covid 19 italianit Giovani Cosimo pasi edhe prokuroria e Tiranës ishte kundër këtij izolimi me argumentin se ndaj tyre ka një masë sigurie të mëparshme.

Gjithçka nisi nga qelia numër 5 në natën e 21 maj 2020 në ora 23.25 kur policët e burgjeve kanë filluar kontrollin e qelive të burgut 313 ku janë vendosur 4 anëtarët e grupit Avdyli dhe një italian, Giovani Di Cosimo, i cili ka qenë pacienti i parë me COVID brenda sistemit të burgjeve. Në qeli me atë ishin edhe Hajri Seferi, Astrit Avdyli, Altin Avdyli, Saimir Gjepali.

Të paraburgosurit, sipas raportit kishin fikur dritat në kundërshtim me rregullat, ndërsa kundërshtuan me forcë kontrollin. Nga kontrolli të paraburgosurve u është gjetur një celular, pronësinë e të cilit, thotë raporti, askush nuk e pranoi duke e kundërshtuar. Sipas të paraburgosurve celularin mund ta kishte kaluar pastruesi.

Gjatë kohës së kontrollit, të paraburgosurit, po sipas dosjes, kanë kundërshtuar me forcë policinë. Momentet e tensionit kanë qenë të fortë dhe efektivët janë kërcënuar me jetë dhe ofenduar nga të paraburgosurit. Kundërshtimi  dhe dhuna janë dokumentuara nga pamje filmike të kamerave të brendshme të sigurisë dhe këto jane disa nga fragmentet e videos.

Në dosje thuhet se në momentin që policët bllokuan derën e bankës brenda në dhomë që të mos hidheshin sendet e ndaluara dy të burgosur janë afruar me insistim për t'u futur në tualet duke u përplasur me policinë, madje 'kanë përplasur policin me shpinë pas derës së tualetit'.

Anëtarët e grupit Avdyalaj kanë kërcënuar dhe ofenduar grupin e policëve duke përdorur fjalor kërcënues dhe kanosje me fjalët si:

A e dini se kushjemi ne o spiuna...

Nuk bir kurve që të më prangosë mua

Do të keni probleme me mua dhe e keni personale tani e tutje

Ka për t’ju q*robt, do t’juzhduk, e degjeneru o legena

Do t’ju vrasim e presim ju që po na ngacmoni…

Nuk kontrolloni dot Avdylajt ju’.

A më njeh, e di kush jam?

Do të keni probleme, ne ju njohim

Jua dimë shtëpitë ku banoni

Ty të njoh se më ke shoqëruar për vizitë në spital, madje më ke bërë edhe foto

Të njohim mirë ty, o Shpëtim!! Ç'të duhet ty me na kontrollu? Kush e paska dhënë këtë urdhër?

Ke për shiku këtë punë, se cfarë kemi për të bërë

Të njohim, do të vrasim, do të qërojmë, do të heqim qafe.

Për 10 ditë unë jam jashtë! Mbaje mend fytyrën time! Do të takohemi

Gjatë kontrollit u gjeten edhe dy telefona celularë,një brenda qelisë numër 5 të Avdyljave për të cilin askush se ka pranuar se i kujt është si dhe një telefon tjetër i hedhur nga një qeli dhe ende me pronar të paidentifikuar.

Por jo vetëm kërcënimi dhe shantazhi ndaj gardianëve nuk përbën problem për prokurorinë dhe gjykatën por as fakti se kush i futi celularët në qeli, pasi duke mos filluar një hetim mbetet mister fakti që ndonjë polic është i lidhur me botën e krimit. Por mbetet mister edhe nëse këto telefona janë përdorur për të biseduar të burgosur nga brenda qelive.

Sipas dosjes së përgatitur nga Drejtoria e Burgjeve, Avdyjalt tentuan të destabizliojnë burgun, pasi të nxitur të tjerët që të rebeloheshin. Në këtë situatë edhe 4 qeli të tjera u solidarizuan me grupin e Shijakut.

Avdylajt janë në qeli për akuza të trafikut të drogës, si pjesë e operacionit Vol-Vo 4 ndërsa ata janë të përfshirë edhe në disa përgjime që lidhen me dosjen 339 me ish kryebashkiakun Vangjush Dako. Edhe Giovani Di Cosimo është akuzuar për trafik droge pasi është dyshuar për lidhje me mafien italiane.

Celularet e sekuestruar dhe momenti i përplasjes

( Kliko këtu ) Dosja e plotë

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Miri: 31/05/2020 21:44

    Ore edhe nje gje tjeter nuk kuptoj: per nje femije me mamin qe mban pistolete loder iu hodh policia e beri lesh. Le ato ne protesten e teatrit qe i degjeneroi fare. Kurse keto kriminelet prej verteti, shkon policia ti kontrolloje, pra e parapergatitur dhe ne vend tu fusi shkopin e gomes a hurin ku te ha e djeg, kriminelet i kapin prej fyti! Keshtu thone letrat. Hajde shtet hajde.

    Përgjigju
  • Alfons: 31/05/2020 16:24

    Nje gje smar vesh,pse duhet ti lejojne te gjith bashke ne nje qeli sikur kane shkuar me leket e tyre me pushime dhe zgjedhin dhe dhomen. Kurse per celularet dhe sharjet nuk duhet te mbajne pergjegjesi pasi burgun e ruaj e policet dhe pergjegjesia eshte e tyre.

    Përgjigju
  • Iris: 31/05/2020 01:21

    Kjo Laska qenka laraske fare,ku eshte M.e drejtesise e drejtori I burgjeve?Keta duan policine amerikane.E pate si e vdiqen ate gjynaqarin ne MINEAPOLIS ,thjesht ia ngjeshi gjurin per 9 minuta ne qafe .Ata te vrasin pastaj ,pyesin.

    Përgjigju
  • Karanxhixhi: 30/05/2020 22:20

    Mos e shqetesoni Karanxhen e shemtuar se do dale gruaja qe ka gjyqtare para vetingut keto dite . Edhe motren e ka gjyqtare. Edhe te jatin ish hetues i diktatures e ka avokat. Kjo eshte drejtesia private ne shqiperi. Prandaj Avdylajt dhe te gjithe horrat e tjere kercenojne cdokend sot.

    Përgjigju
  • goni: 30/05/2020 22:16

    Ky eshte realiteti shqiptar, tallin bythen ndyresirat, e si mos te korruptohet polici ne te tilla raste kuri vene te zgjedhe midis familjes dhe korruptimit

    Përgjigju
  • Konjak: 30/05/2020 22:15

    Ne , njifemi me ngjarien nepermjet shkrimeve , s'kemi qene deshmitar te fakteve .Pra s'dime rrjedhen e ngjarieve saktesisht si eshte . Megjithate , ne i besojme disi iformacioneve nga media , per aq sa mund te arsyetojme mbi ngjarien . Mirpo ngjarie te tilla te rendomta ndodhin shpesh , sidomos ne ato institucione ku ka perseshumti individe me te kaluar kriminale . Keto jane probleme qe duhet tju jap zgjidhie Shteti dhe Pushteti . Tek kjo ngjarie ka dy sjellie kriminale , kanosie , per humbje jete , per shkak te detyres , dhe mbajtje mjeteve te iformacionit , te ndaluara me ligj . Drejtesia nukse ka marre asnje mase per te dy keto ngjarie . Si ka mundesi , te mbrohet i ndaluari -pamvaresisht se eshte fajtor-- dhe lihet ne dore te krimit , institucionari , ketu - policia--gardianet--. Kjo eshte drejtesia qe duam !?. Te mbroje krimin , dhe te shkaterroje institucionin dhe institucionaret .Ta gezojme vetingun , dhe drejtesine e shtrember .

    Përgjigju
  • Fatosi-kosove: 30/05/2020 21:14

    Derisa sali berisha e lul basha jane gjalle ne politike krimi dhe kriminelet do ta bejne ligjin,ky eshte vetem nje rast qe deshmon se réforma ne drejtesi eshte dashur te perfundoi moti dhe te kishm tashme rezultat, e perderisa kriminel si bardhi e alibeaj kontrollojne drejtesine kurre sdo kete qetesi, kriminel te shkolluar ne serbi e rusi.

    Përgjigju
  • Artur: 30/05/2020 20:15

    Po mire nje putje kam une: eshte e lejuar qe antare te te njetes bande te reijne ne nje qeli?

    Përgjigju
  • Tedi: 30/05/2020 18:54

    Duhet te varen gjykatesit dhe prokuroret qe i lirojn kto kriminela.Por esht dhe faji i policise qe i arreston dhe nuk i asgjeson.Ky vend ka nevoj per nje njesi sekrete qe te eliminoj kriminelet dhe ti gropos pa ju gjend as varri.Ndryshe cdo dit e me keq do shkoj ky vend

    Përgjigju
  • genti: 30/05/2020 15:27

    migena laska gjyqtarja qe ka refuzu kerkesen per shembull eshte bashkjetuesja e muc nanons klonit te shpifur te edi rames qe e mban veten per intelektual anti konformist fshatar nga corovoda. gjithe fajin e ka saliu patjeter

    Përgjigju
  • Loni: 30/05/2020 15:22

    Ceo gje fasade ketu ne skiperine e bukur... Si ka mundesi paskan edhe samsung-a!? Nga Kan hyre Po ato qe I kapen po ato I fusin se ska mundesi me hyre nga hici... Ato qe duan me I kontrolluar ato ja Kan dhen kundrejt shumes monetare x edhe nuk u dikan... Hahahahahahah o skiperi e mjera skiperi...

    Përgjigju
  • Blenard: 30/05/2020 15:05

    Te dhjefsha shtetin dhe drejtesin

    Përgjigju
  • Arber: 30/05/2020 14:30

    Ta q...a drejtsin dhe gjykatsit e korruptuar,

    Përgjigju
  • Vlora: 30/05/2020 14:13

    Drejtori burgut dhe prokuroria sben gje ... Gjykata se shpejti do i nxjerri .... Dhe e hengren policet e shkret ... Ajde bej punen me ndershmeri ne kte vend ... Korruptouni o vlla qini ropt jepini nanje pistolet cunave ta mbajn brenda se shefave tuaj si plas shum per ju

    Përgjigju
  • Aina Seswa: 30/05/2020 14:12

    Pershendetje djema. Vlerësoni përpjekjet e mia

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Legjionarët/ Asllani realizon supergol me Interin në Kupën e Italisë, Mitaj gjen rrugën e rrjetës në ndeshjen miqësore

Legjionarët/ Asllani realizon supergol me Interin në Kupën e Italisë, Mitaj gjen rrugën e rrjetës në ndeshjen miqësore