Prokuroria e Tiranës ka lënë të lirë dy ndërtuesit Arben Reli dhe Nadire Qilimi të prangosur për ndërtim pa leje në kryeqytet.
 
Dy biznesmenët nuk kanë dalë fare para gjykatës pasi prokuroria e ka cilësuar si të paligjshme arrestimet e tyre të kryera nga komisariati numër dy dhe posta e policisë në Farkë.
 
Të pyetur nga Report Tv, përfaqësues të akuzës u shprehën se lirimi ka ardhur pasi policia ka shkelur ligjin me dy biznesmenët.

51-vjeçari Arben Reli, administrator i firmës "Hydrosistem" u arrestua nga efektivët e policisë së Tiranës dy ditë më parë pasi kishte vijuar punimet në një kompleks prej 40 vilash 5-kateshe në Farkë edhe pse komuna kishte marrë vendim për t'i pezulluar punimet pa dhënë asnjë aprovim tjetër për rifillimin e tyre. 

Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com)