TIRANE - Janë liruar gjashtë ish-të burgosurit politikë të cilët u shoqëruan paraditen e sotme në ambientet e komisariatit numër 3 në Tiranë.
Sipas policisë së kryeqytetit shoqërimi i tyre u bë pasi ish-të përndjekurit politikë do të qëllonin me domate eskortën e presidentit Bujar Nishani kur ai të futej në Këshillin e Lartë të Drejtësisë.
Uniformat blu bëjnë gjithashtu me dije se ish-të burgosurve politikë iu gjetën një qesë me domate, me të cilat mendohet të qëllonin makinën e presidentit. Ish-të përndjekurit politik u shoqëruan paraditen e sotme në ambientet e komisariatit nr 3.
Gazetari i TV A1 Report Arsen Rusta informoi se të shoqëruarit u ndaluan në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në momentin kur po i drejtoheshin Parlamentit. Në parlament sot është shqyrtimi i projektbuxhetit 2013. Ata janë ndaluar dhe u është thënë se “duhet të vini në komisariat me ne”.
Mes ish-të burgosurve politikë të shoqëruar në komisariat ishin Skënder Tufa dhe Agim Çollaku. Tufa ishte Koordinator i grevës së urisë së ish-të burgosurve politikë të zhvilluar në tetor në çadrat e urisë të vendosura në ambient të hapur në rrugën “Komuna e Parisit” në kryeqytet, ndërsa Kollçaku ishte pjesë e grevës e cila zgjati plot një muaj. Ish-të përndjekurit politikë kërkonin nga qeveria që të plotësonte kërkesat e tyre sa i përket dëmshpërblimit lidhur me vitet e burgut të kryera në kohën e regjimit komunist.
Redaksia Online
(Gre.M/sg/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com