TIRANE- Mjekja dhe laborantja e spitalit të Kardiologjisë të arrestuara pak ditë më parë nën akuzën e marrjes së ryshfetit nga pacientët u liruan dje nga Gjykata e Tiranës. Ndaj kardiologes 48- vjeçare Silvana Menaj dhe laborantes Dhurata Trako u mor masa e arrestit “Detyrim me paraqitje”.

Ato u arresuan më 7 maj pasi dyshohen se në bashkëpunim me njëra-tjetrën merrnin ryshfete nga pacientët. Ata akuzoheshin se merrnin 2-3 mijë lekë të reja për një EKG zemre, nuk i regjistronin pacientët në shtrim dhe shmangnin laboratorin e analizave në QSUT duke i referuar në privat.

Masa e lehtë e sigurisë, është bërë me pretendimin se kanë detyrime familjare dhe nuk paraqesin rrezikshmëri për shoqërinë.
(sg/shqiptarja.com)