Katër gazetarët italianë të mbajtur, që prej 5 prillit në Siri në kufi me Turqinë, janë liruar dhe ndodhen në Turqi.
Lajmi është bërë i ditur nga kryeminstri aktualisht në detyrë Mario Monti.
Gazetarët ndodheshin në Siri prej disa ditësh për të përgatitur një reportazh me titull “Heshtje, rrezik vdekje”, për programin “Historia jemi ne”.
Emrat e gazetarëve të rrëmbyer janë Amedeo Ricucci, i dërguar i Rai, Elio Colavolpe, fotograf, Andrea Vignali, dokumentarist dhe Susan Dabous, gazetare italiano-siriane dhe bashkëpunëtore e “Foglio» dhe e «Avvenire».
Gazetarët ishin ndaluar në veri të qytetit sirian Alepo pasi kishin filmuar dhe fotografuar vende ushtarake të ndaluara.
Redaksia Online
(ad.ti/l.ç/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com