Lirohet banori i Astirit/ Balliu: Projekti u zgjerua me 48 metra, rezistenca nuk do të ndalet (VIDEO)

Është liruar një prej banorëve të Astirit, Shkëlzen Sadikaj i cili u vu në pranga për shkak se kundërshtoi punonjësit e IKMT dhe policinë e shtetit dy ditë më parë ku u prishën 33 objekte që prekeshin nga  projekti i Unazës së Re.

Pas arrestimit të tij policia sqaroi se ai është ndaluar për shkak se akuzohet për veprën penale “Kundërshtim me dhunë të punonjësit të policisë së rendit”, por në seancën e zhvilluar, gazetari i Report Tv, Merin Maçi bën me dije se ndaj Sadikajt nuk është gjetur asnjë akuzë kështu që ai është lënë i lire.

Ndërkohë, në lidhje me këtë ka reaguar edhe ish deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu i cili ka thënë se arrestimi i tij ishte i jashtëligjshëm, ndërsa ka nxitur banorët që të mos e ndalin protestën.

Ndërkohë Balliu ka hedhur akuza edhe ndaj projektit të Unazës së Re duke thënë se projekti në fjalë është zgjeruar me 48 metra. Kështu sipas tij, shkelja është akoma më e  rëndë.

"Ishte ndalim i paligjshëm i Shkëlzen Sadikaj, dhuna është e paligjshme. Ndalimi është i paligjshëm do të thotë që drejtësia ka ndërhyrë në Unazë në mënyrë të paligjshme. Kjo vërteton se aty janë shkelur ligjet shqiptare. fakton ligjshmërinë e një viti protestë. Cdo arrestim i këtyre pronarëve ka qenë i jashtëligjshëm. Ne do të çojmë për ndjekje penale të gjithë prej tyre. Sot kanë korrur një fitore. Ajo është protestë historike. Këta e kanë fituar betejën se do të dëmshpërblehen. Banorët do të shijojnë banorët. Në Shqipëri duhet bllokuar çdo rrugë. Edi Rama dhunon qytetarët. Ka ardhur koha ta ndryshojmë. " tha Balliu.

"Nga Sandër Kimiku i cili është i pazgjedhur, të drejtori i Policisë, Tek Dallandyshe Bici, ku motra e vet Elona bici punon për projekte. Tek kryetari i IKMT në Tiranë. Tek drejtori i policisë bashkiake. Kishin ardhur për të dhunuar banorët. Nëse nuk do të kishte patur derë tek ai lokali këto banorë nuk do të ishin më ktu. E kanë zgjeruar projektin me 48 metra. Projekti  nuk e kapte shtëpinë e Billës. Tani duan ti vjedhin. Rezistenca nuk ndalet. Jemi ne diskutime se si do të vazhdoje. " ka shtuar më pas Balliu.

Kujtojmë se ditën e sotme ish-deputeti i Partisë Demokratike Klevis Balliu është marrë i pandehur nga Prokuroria e Tiranës për “kundërshtim të policisë” dhe “tubime të paligjshme” pas përplasjes që ndodhi tek “Astiri”.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Fatos: 14/11/2019 16:07

    Ha mut o gomat balliu,,,,si qen rrugesh do perfundosh po te rrish me saliun.....

    Përgjigju
  • robi: 14/11/2019 15:24

    I përjetshëm qoftë kujtimi i sharebajgave të leshitlikes Kejdi dhembcakallja dhe Epshurr Brahimkari dhe Nora B**derrja gjithollog'ja surratgerdalla dhe Klevis Kerrici i Faros fytyra me e urryer e planetit.

    Përgjigju
  • Pune e madhe: 14/11/2019 13:20

    Rrezistoni rrezistoni, vec rrugen mos bllokoni....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

​Rusia i pezullon gazin, reagon Moldavia: Putin po e përdor energjinë si armë

​Rusia i pezullon gazin, reagon Moldavia: Putin po e përdor energjinë si armë