TIRANE- Edhe pse u arrestuan me shumë bujë, me prova filmike, me pamje dhe deklarime ku pranonin autorësinë, gjyqtarja e gjykatës së Tiranës, Elbana Lluri vendosi të linte të lirë, Deivis Mukën dhe të dashurën e tij Matilda Mërtiri. Ata u arrestuan të dyshuar si autorë të vjedhjes dhe bastisjes së mjeteve të ndryshme në zona të ndryshme të Tiranës, ndërsa përdornin si mekanizëm një pult telekomandimi.
Pajisja bllokonte interferonte me valët e çelësave të vërteta të mjetit. Kur pronari i mjetit, tentonte të mbyllte mjetin ai bllokonte valët, ndërsa pronarit të mjetit i krijohej mendimi se vetura ishte mbyllur. Më pas Mërtiri dhe Muka, bastisnin mjetin duke marrë para, sende të shtrenjta bizhuteri etj.
Pavarësisht fakti se ndaj tyre u dokumentuan së paku 10 vjedhje, shumica me pamje filmike dhe me prova të tjera, gjqytarja Lluri vendosi të lironte çiftin ndonëse cilësoi të ligjshëm arrestin. Vendimi u dha mesditën e të dielës, ndërsa efektivët e policisë u detyruan të lironin çiftin.
Ndaj tyre gjykata caktori masën e detyirimit për tu paraqitur një herë në javë pranë Policisë Gjyqësore. Sipas vendimit çifti duhet të paraqitet në polici, çdo të hënë në orën 10:00 të paktën deri në përfundim të hetimeve. Por pas vendimit nuk ka munguar as ironia e Mukës, me efektivët e policisë.
Gjatë komunikimit me ta, ai iu ka pohuar se e kishte babain drejtor në Ministrinë e Bujqësise por pa specifikuar konkretisht sektorin qe ai mbulon. Policia thotë se ka faktuar së paku mbi dhjetë raste vjedhjes së kryera me mekanizmin e çelësit, ndërsa policia identifikoi të dyshuarit falë sigurimit të pamjeve filmike në një qendër tregtare pak pasi ata kishin kryer një nga vjedhjet e tyre.
Lirimi vjen vetëm pak ditë pasi ministri i Brendshëm Sajmir Tahiri, i dërgoi një letër Presidentit të Republikës, Bujar Nishani, për një gjyqtar që kishte vendosur për lirimin e një personi të akuzuar për armëmbajtje pa leje.
Po kështu javën e kaluar, gjyakata e krimeve të Rënda vendosi lirimin e Domart Konjarit, i akuzuar për trafik droge dhe i kërkuar nga Franca. Ambasada Franceze reagoi ashpër, ndërsa Ministri i Drejtësisë Manjani premtoi nisjen e inspektimit disiplinor për rastin konkret.

(Vendimet e gjykatës)
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO