Lirohet Donika Kadaj- Bujupi 
Do qëndrojë në “Arrest Shtëpie”

Lirohet Donika Kadaj- Bujupi <br />Do qëndrojë në “Arrest Shtëpie”
Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Donika Kadaj-Bujupi është liruar nga paraburgimi ndërkohë që i është caktuar masa e arrestit shtëpiak në vend të masës së sigurisë “Arrest me Burg” që i ishte caktuar pak ditë më parë, ku qëndroi në paraburgimin e  Lipjanit.

Lajmin për lirimin e deputetes së AAK-së e ka konfirmuar Avokati i saj, Arianit Koci i cili ka theksuar se, Gjykata Supreme e ka aprovuar kërkesën për klienten e tij, duke i’a zëvendësuar masën e paraburgimit për 30 ditë me atë të arrestit shtëpiak.

Deputetja Kadaj- Bujupi ishte arrestuar muajin e kaluar për shkak se kishte hedhur gaz në Kuvendin e Kosovës, por ajo nuk ishte e vetmja deputete që bëri këtë akt.
 
Gjatë ditës së djeshme u ndalua edhe kolegu tjetër i saj, për shkak të trazirave që u bënë nëseancën e Kuvendit të Kosovës.


Një ditë më parë deputetja ka pasur probleme me shëndetin, pasi është helmuar nga ushqimi.
 
Deri tani 7 deputetë të opozitës janë arrestuar, pas hedhjes së gazit losjellës në Kuvend. 

Tre partitë e opozitës kundërshtojnë dy marrëveshjet e firmosura nga qeveria e Kosovës, atë të bashkësisë së Komunave me shumicë serbe si dhe marrëveshjen e kufirit me Malin e Zi.
 
Të dyja këto marrëveshje opozita i vlerëson të dëmshme për sovranitetin dhe tërësinë tokësore të Kosovës.



Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Basha pyet Berishën: Nëse me Ramën nuk ka zgjedhje, pse bëre pazar për amnistinë dhe mbylljen e listave?!

Basha pyet Berishën: Nëse me Ramën nuk ka zgjedhje, pse bëre pazar për amnistinë dhe mbylljen e listave?!