Lirohet Fatmir Kajolli, Gjykata:
Kërkesa për ekstradim e parregullt

Lirohet Fatmir Kajolli, Gjykata: <br />Kërkesa për ekstradim e parregullt
Skadon afati 40 ditor i arrestit shtëpiak mbetet i lirë biznesmeni, Fatmir Kajolli, i njohur ndryshe dhe si miku i ngushtë i Fatmir Mediut.

Gjykat e Fierit në afatet limit refuzoi dje kërkesën për ekstradim të drejtsëisë italiane me pretendimin se letër - porosia e ardhur nga shteti fqinj ishte me gabime dhe pasaktësi proceduriale.
Gjyqtari Pirro Sota, mori dje vendimin të mos ekstradojë 47 – vjeçarin Kajolli, njeherazi i njohur dhe si një person me influencë publike në qytetin e Fierit.

Me vendimin e gjyqtarit Sota u rrëzua edhe urdhri i arrestit i lëshuar ndaj 47-vjeçarit. Fatmir Kajolli është dënuar nga dy gjykata italiane, ajo e Romës dhe Milanos përkatësisht me 24 dhe 16 vjet burg për trafikimin e lëndëve narkotike dhe pjesëmarrje në grupe kriminale. Kajolli u vu në pranga dy muaj më parë nga Policia e Fierit pas një urdhër arresti ndërkombëtar që ishte lëshuar për të.

(fj.di/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

‘Mos lejojmë askënd të na e ul flamurin’, Rama: Ta rreshtojnë në oborrin e shtëpisë së familjes së bashkuar europiane

‘Mos lejojmë askënd të na e ul flamurin’, Rama: Ta rreshtojnë në oborrin e shtëpisë së familjes së bashkuar europiane