Lajmi bëhet i ditur nga mediat kosovare, të cilat konfirmojnë se Kallashi është lënë në gjendje të lirë pasi nuk janë gjetur prova të mjaftueshme për përfshirjen e saj në ngjarjen e rrahjes së katër personave apo të shkeljeve të tjera ligjore që kishin të bënin me lokalin e natës ku ajo ushtron profesionin e kërcimtares.
Reagon Kallashi në Facebook: Policia bëri punën
Menjëherë pas lirimit nga ambientet e paraburgimit kërcimtarja Kallashi, emri i vërtetë i së cilës është Donjeta Kosumi ka shkruar në profilin e saj në Facebook. Në shkrimin e saj ajo ka theksuar se policia ka bërë punën e saj dhe se kërcimtarja nuk do të zhgënjente kurrë publikun dhe fansat duke mos bërë asgjë të jashtëligjshme.
“Përshëndetje miqtë e mi policia ka bërë punën e vet unë Donjeta Kosumi e ashtuquajtura Kallashi i premtoj publikut se asnjëherë as me parë dhe as në të ardhmen nuk do ti zhgënjej me vallëzimin tim origjinal krejt çfarë bëj është në kuader ligjor, asgjë kundër ligjit. Policia ka punën e vet kanë pasur sjellje të mirë ndaj meje”,-ka shkruar kërcimtarja në Facebook.
Kallashi së bashku me anëtarë të tjerë të lokalit të natës ku ajo punon ranë në prangat e policisë për shkak të një kontrolli në këtë lokal, ku u gjetën armë, lëndë narkotike si dhe një sërë shkeljesh të tjera.
Bie në pranga Kallashi, ja momenti i arrestimit
Arrestimi i kërcimtares kosovare Donjeta Kosumi ose siç njihet ndryshe Kallashi ka shkaktuar mjaft komente në rrjete sociale dhe jo vetëm.
Gjithashtu mediat kosovare kanë arritur të fiksojnë dhe të publikojnë momentin kur Kallashi ka rënë në prangat e policisë.Në foto kërcimtarja shfaqet me pranga në duar e shoqëruar nga policia. Arrestimi ka ardhur si rezultat i një kontrolli të realizuar nga policia në lokalin e natës “Kobra City”.