Lirohet nga burgu, Martin Shkreli, ‘shqiptari më famëkeq’ në SHBA

Martin Shkreli, sipërmarrësi shqiptar i “Pharma Bro”, që rriti çmimin e një ilaçi kundër HIV-it me 5000% dhe u bë simbol i lakmisë së korporatave në Ëall Street, është liruar nga burgu.

Në një deklaratë të dhënë ditën e mërkurën nga Byroja Federale e Burgjeve thuhej se ai ishte vendosur drejt një banese ish-të burgosurish për të vazhduar atje dënimin e mbetur.

Lirimi i tij para kohe ishte meritë e sjelljes së mirë dhe për përfundimin e programeve të edukimit dhe rehabilitimit ndërkohë që ai ishte në burg.

“Ne mund të konfirmojmë transferimin e Martin Shkrelit më 18 maj 2022, nga Institucioni Federal Korrektues (FCI) Allenëood Loë në izolimin e komunitetit të mbikëqyrur nga Zyra e Menaxhimit të Rikthimit në Rezidencë Banesore (RRM) të Byrosë së Burgjeve (BOP) në Nju York ,” thuhet në deklaratë. tha Avokati i tij, Benjamin Brafman duke konfirmua lirimin e tij.

Lirimin e tij e konfirmoi dhe avokati i Shkrelit, Benjamin Brafman.

“Kam kënaqësinë të raportoj se Martin Shkreli është liruar nga burgu i Allenwood dhe është transferuar në një BOP në gjysmë të rrugës pasi kishte përfunduar të gjitha programet që lejuan shkurtimin e dënimit të tij me burg”,tha ai.

Shkreli pritet të mbarojë vuajtjen e dënimit në 14 shtator 2022.

Në një postim në Facebook të mërkurën, Shkreli postoi një ‘selfie’ të tij në një makinë me një pulovër gri dhe syze të zeza me mbishkrimin: “Të dalësh nga burgu i vërtetë është më i lehtë sesa të dalësh nga burgu në Tëitter”.

Nëse gjithçka shkon mirë, ai mund të lirohet plotësisht në 14 shtator të këtij viti. Duket se Martin Shkreli ka plotësuar me sukses të gjitha programet e nevojshme për lirim të parakohshëm, bëri të ditur avokati i tij, Ben Brafman.

Shkreli në fillim të këtij viti, 39-vjeçari u përjashtua përgjithmonë nga industria farmaceutike dhe u gjobit me 64.6 milionë dollarë nga një gjykatë amerikane pasi Komisioni Federal i Tregtisë dhe shtatë shtete ngritën një çështje kundër tij.

S.C/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

‘Kumti letrar i Ismail Kadare’, sonte në 22:00 ‘Elektroshok’ nga profesor Ardian Ndreca në Report Tv

‘Kumti letrar i Ismail Kadare’, sonte në 22:00 ‘Elektroshok’ nga profesor Ardian Ndreca në Report Tv