Autoritetet serbe kanë liruar drejtorin e Policisë së Kosovës në Mitrovicë, Nehat Thaçi, i cili u arrestua një muaj më parë në Nish. 

Lajmi bëhet i ditur nga mediat e Kosovës, ndërsa është konfirmuar edhe nga Ministria e Punëve të Jashtme.

Thaçi shumë shpejt pritët t’u dorëzohet autoriteteve kosovare pranë zyrës ndërlidhëse në Beograd.

Drejtori rajonal i Policisë së Mitrovicës, Nehat Thaçi, është arrestuar nga forcat e rendit në Serbi më 29 shtator, ndërsa gjykata i caktoi masën e paraburgimit prej 30 ditësh.


Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com