Lirohet nga burgu Pajtim Aga, njëri nga personat e arrestuar gjatë operacionit antidrogë “Tranzit”, njëherësh dhe vëllai i shefit të policisë rrugore në Dibër, Robert Aga. Emri i këtij të fundit doli hapur në përgjimet e prokurorisë së Krimeve të Rënda, për blerjen e votave në zgjedhjen për kryetarin e bashkisë në Dibër. Por teksa çështje penale për “Shpërdorim detyre” dhe “korrupsion zgjedhor”, vijon prej dy viteve të qëndrojë e hapur në prokurorinë e Dibrës, në Tiranë, vëllai i Robertit, Pajtim Aga, i cili u kap në janar 2020 nga policia, si person i dyshuar për tregtim të drogës, është liruar nga burgu.
Vendimin për lirimin e Pajtim Agës është marrë nga gjykata e Tiranës në 29 shtator 2020, duke vendosur zëvendësimin e masës së sigurisë nga “arrest në burg” në “arrest shtëpie”. Kundër vendimit të shkallës së parë ka kryer ankim prokuroria e Tiranës, e cila ka shfaqur pretendimet se nuk ishte dakord për lirimin nga burgu të Pajtim Agës, pasi ai akuzohet për akuzën e “Prodhimit dhe Shitjes së lëndëve narkotike” në bashkëpunim. Por teksa çështja ka shkuar në apel dhe është marrë në shqyrtim nga gjykata e Apelit, prokuroria ka hequr dorë nga ankimimi, duke çuar gjykatën e Apelit të marrë vendimin, për mospranimin e ankimit dhe të lerë në fuqi lirimin nga burgu të Pajtim Agës. Vendimi në Apel është marrë në 13 tetor 2020.
Aga qëndroi 9 muaj në burg, ndërkohë për këtë çështje janë proceduar dhe disa persona të tjerë si Edmond Rajta, Shkëlzen Mazari, Devis Mija, Fatjon alias Paulin Dodaj, Marsida Piperi dhe Arjet Halilaj. Gjatë operacionit “Tranzit” të kryer në muajin janar 2020, këtij grupi personash policia arriti t'i sekuestrojë plot 32.5 kg drogë e përpunuar në çokollatë.
I.K/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
26 Mars, 08:02
Sa të rëndësishme janë zgjedhjet e 11 majit për integrimin në BE?
-
Shumë
73.1%
-
Pak
20.4%
-
Nuk kam mendim
6.5%
Vota total: 628
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Dibër/ Bëri parakalim të gabuar në tunelin e rrugës së Arbrit me makinën e Policisë, hetim disiplinor për efektivin dhe 40 mijë lekë gjobë
23 Mars, 20:49
-
Parakalimi i gabuar në tunelin e Murrizit me makinën e Policisë, Proda urdhëron hetim disiplinor për inspektorin dhe shefin e Komisariatit Mat! 40 mijë lekë gjobë efektivit
22 Mars, 21:05
-
Demokratët në këshillin bashkiak të Dibrës kërkojnë shkarkimin e kryetares, Irini Shehu: Eshtë arrogante, fyen këshilltarët
21 Mars, 17:04
-
Përfshihet nga flakët një xhami në Bulqizë, dëme të shumta materiale (VIDEO)
21 Mars, 08:00
-
Aksident në aksin Klos - Burrel, furgoni përplas fëmijën, 4 vjeçari vdes në spitalin e Traumës
20 Mars, 21:02
-
Bulqizë/ Mjeti humb kontrollin dhe përplas këmbësoren, humb jetën 59- vjeçarja
20 Mars, 16:42
-
Dibër/ Apeli e kishte dënuar me formë të prerë për dy krime, arrestohet 57-vjeçari nga Tirana! Hajdutët bastisin marketin gjatë natës në Klos
20 Mars, 11:07
-
Dibër, dhunoi dhe kërcënoi gruan se do e vriste, arrestohet 38-vjeçari! Në banesë iu gjet një pistoletë dhe 3 granata
19 Mars, 13:13
-
Hapja e tunelit të Murrizit, Rama: Na e mori shpirtin derisa e lidhëm krejt si duhej Rrugën e Arbrit! Qytetarët: U plotësua ëndrra shekullore e dibranëve
16 Mars, 08:46
-
Në ‘top listën’ e më të kërkuarve në Itali prej 1999, kapen dy kushërinjtë e dënuar për vrasje! Fshiheshin në Dibër me identitet të rremë
15 Mars, 09:57
-
Rama për hapjen e Tunelit të Murrizit: Jam çliruar nga një makth i vërtetë, sot mbaroi 'Odisea'
14 Mars, 19:58
-
Mickoski, i 'bezdisur' nga inagurimi i Tunelit të Murrizit: Ku është lidhja hekurudhore e Durrësit me Qafë Thanën?
14 Mars, 17:18
Po vellai i tij Rober Aga qe ka bere kerdine qe ne fillim vitet e 90 e ne vazhdin nje maskara dhe gjobevenes i bizneseve te kromit dhe bizneseve te tjera do te behet perseri shef i policice se dibres dhe bulqizes
PërgjigjuSepse jemi popull nacionaliste nga te dyja anet
PërgjigjuEfekti rilindje pra.. cte keqe ka ai person se eshte jasht!?Ben ndonje ndryshim!? Do kete nje tas super me shum ne burg...
Përgjigju