Përplasi prindërit me foshnjen teksa kalonin në vijat e bardha, lirohet nga qelia Ajas Sulejmani! Çifti Konomi 'e fali'

Përplasi prindërit me foshnjen teksa kalonin në vijat e bardha, lirohet nga qelia Ajas Sulejmani! Çifti Konomi 'e fali'

Ajas Sulejmani dhe çifti Konomi që u aksidentua

Ajas Sulejmani ka lënë qelinë. Ai ishte në burg pasi përplasi çiftin Konomi dhe foshnjen e tyre 3 mujshe teksa drejtonte automjetin e tij 'G Class' tek vijat e bardha në zonën e 21-Dhjetorit. Gjykata e Tiranës ka zbutur masën e sigurisë ndaj tij, nga arrest me burg në arrest shtëpie, duke vendosur që 39-vjeçari të hetohet nën masën e arrestit shtëpiak.

Në seancën mbajtur këtë të hënë togat e zeza të kryeqytetit pranuan kërkesën e Sulejmanit për masë më të butë sigurie edhe për shkak të normalizimit të mardhënieve mes palëve. Vendimi është dhënë nga gjyqtarja Rexhina Memlika ndërsa prokuroria ka kërkuar që të lihet në fuqi masa "arrest me burg" dhe do e apelojë vendimin e gjykatës për lirim nga qelia. 

Çifti Konomi kanë çuar dëshmi noteriale ku thonë se nuk kanë probleme me Sulejmanin dhe kanë normalizuar marrëdhënien me të, gjë që ka ndikuar në zbutjen e masës së sigurisë.

Arjan dhe Vilma Konomi, çifti që u aksidentua nga Ajas Sulejmani duke kaluar në vizat e bardha në “Rrugën e Kavajës” lanë spitalin rreth një muaj nga ngjarja. Avokati kërkoi masë më të lehtë sigurie për Sulejmanin me argumentin se nuk paraqet rrezikshmëri dhe se ka 3 fëmijë të mitur. Ai u largua nga vendi i ngjarjes fill pas përplasjes, por u arrestua më vonë në një klinikë private. Suljemani justifikoi largimin duke thënë se e bëri për vajzën e tij të vogel, që ndodhej me të në momentin që ndodhi aksidenti. Pas arrestimit, efektivët e policisë thanë se Sulejmani ishte nën efektin e lëndëve narkotike, por vetë ai e mohoi. 

Sulejmani, nuk është një emër i panjohur për policinë, si brenda vendit ashtu edhe jashtë vendit. Drejtuesi i makinës luksoze me targa të gjermane, ishte shoqëruar edhe më herët në ambientet e Komisariatit Rajonal të Policisë Rrugore Tiranë, po me këtë automjet, për verifikim nga strukturat e Trafiqeve të Paligjshme në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, dhe pasi është verifikuar, është proceduar për shkeljen e dispozitave të Kodit Rrugor. Sulejmani ka qenë i shpallur në kërkim në vitin 2014 nga autoritetet amerikane, pasi akuzohej për trafikim të lëndëve narkotike. Ende nuk dihet nëse Sulejmani e ka mbyllur këtë çështje me drejtësinë amerikane.

/SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 30/06/2022 02:32

    Ben aksident,largohet nga vendngjarja,fshihet ne klinike,leviz neper qytet me targa te huaja,shkeles perserites i rregullave,te pa sqaruara raportet e tij me drejtesine amerikane,i pa testuar nga laboratoret nese akuzat e policeve qe ka qene i droguar ose jo,qendrojne dhe gjykata e liron sepse nuk eshte i rrezikshem,sepse ka tre femije dhe sepse viktimat e falen,(s'dihet pse dhe si realisht)??!! Uau,KUDOS per R.Memliken dhe Memlikat e tjera qe i interpretojne ligjet e kodit penal sikur eshte kanuni i L. Dukagjinit!!!!Viktimat mund t'a falin,dhe ky eshte nje akt moral,por nuk duhet ngateruar me pergjegjesine ligjore e penale.

    Përgjigju
  • Cubi: 29/06/2022 23:04

    Me shkeljen e ligjit cfar u be??????????????????????????? Shqiperi hesapi. U mbushen xhepat dhe ligji ne hale te gomareve.

    Përgjigju
  • Beni: 29/06/2022 22:07

    Ate duhet ta denoje ligji. Atehere i bie qe cdo i forte mos hyje ne burg se e fal ai qe eshte me i dobet nga presioni, korrupsioni

    Përgjigju
    • XXX: 29/06/2022 23:00

      I ka paguar leket ai atyre per demin qe i beri, normal qe do ta falin kur marin leket. Po me presion se rruan lesht njeri sot. Vetem leku i ujdis punet.

  • Ligji: 29/06/2022 18:05

    Maliqi e fali. Por duhet ta denoje ligji. Ku hyn ne ligj deklarata me fali i aksidentuari? Ai duhet te penalizohet per shkeljet sic e parashikon ligji. Sa per deklaraten te jeni te bindur qe ja u ka marre me "bindje/pistolete ke koka"

    Përgjigju
  • HASON TALEBANI: 29/06/2022 17:20

    Ne as nje vend te civilizuar nuk falen veprat penale! KA PAGUAR viktimat! Dhe ne pastaj na vjen keq kur I shtypin.Ne te semes te vene si krimineli ashtu dhe viktimat. Race 3 felliqur qe shesin jetet per ca kacidhe.

    Përgjigju
    • Ymeri: 29/06/2022 18:00

      Jo vetem viktimat per edhe policine qe manipulon provat, prokurorin te hesht dhe gjykatesine te marr vendim. Jane te gjithe bashke ne nje kazane. Ministri i drejtesise dhe ai i brendshem heshtin.

  • Tani: 29/06/2022 15:47

    Ky kok6cepshi do i kete kercenuar me jete. Keta horra e fundrrina bejne garipin ne shqiperi

    Përgjigju
  • eralda: 29/06/2022 15:35

    shume keq konomet,,,nuk duhej liruar ky maskara,,sepse jam i sigurte qe ai do vrase njerez te tjere me makine.....

    Përgjigju
  • Xhorxh Jasteku: 29/06/2022 14:58

    Sa leke u ka dhene more aman?

    Përgjigju
    • XXX: 29/06/2022 23:00

      100 mije euro minimumi. Ose 100 mije per kok.

  • Andi.BR: 29/06/2022 14:34

    Rrofte reforma ne drejtesi. Mire qe nuk kane futur ne burg familjen e aksidentuar.

    Përgjigju
  • Bim: 29/06/2022 14:24

    Me thane te drejten ne Itali nuk kishte ba asnje dite burg, shpresoj qe asikuracioni ti demshperblej

    Përgjigju
    • Keno: 29/06/2022 17:58

      Nga ca shpelle ke dale o Bim. Hajde xhevahire qe nxjerr nga goja.

  • Ruhuninjerez: 29/06/2022 14:23

    Ky me ato mend qe ka me siguri do tia degjojme emrin serish. Do zoti nuk merr njeri ne qafe.

    Përgjigju
  • Ymeri: 29/06/2022 14:03

    Ta lirojne eshte pak, te shkoj dhe ministri i brendshem visit tek shtepia e te pij kafe me te. Lali skuthi ti jap emrin e rruges shoferit drogaxhi qe per pak vrau nje familje. Ky eshte shteti i Rames, 10 vjet ne pushtet e shtet nuk bere.

    Përgjigju
  • Beni: 29/06/2022 13:35

    Edhe shume e mbajten brenda. Madje te fusin brenda prinderit dhe femine se i prene rrugen kur po ngiste makinen. Shtet leshi!

    Përgjigju
  • Ela: 29/06/2022 13:23

    Asgje e re....rroft partia

    Përgjigju
  • Vin: 29/06/2022 13:22

    Vaari lesht vetem vetegjyqesia mbaron pune ne Albanistan.

    Përgjigju
  • Alb: 29/06/2022 13:05

    Normal fajin e kan gjykatat, kodi rrugor,kodi penal,Opgj,infrastruktura rrugore i vetmi pa faj ketu eshte qeveria nuk mundet dot eshte e pashpres per te ber shtet.

    Përgjigju
  • Ardi: 29/06/2022 13:02

    Shqipëri të kam dhjerë,stë morra vesh njëherë.... Po si u nxjerka në arrest një njeri që shtypi tre veta dhe iku nga vendngjarja, dhe dhe etj etj shkelje të tjera të ligjit që kishte në kuriz.?!

    Përgjigju
    • agjenti2: 29/06/2022 15:02

      ....dhe nese i kane pranuar leket haram u qofte

    • Yyy: 29/06/2022 14:44

      O Ardi 2, o jurist i dalluar, deklarata nuk ka asnjë vlerë për përgjegjësinë penale sepse sdo të thotë asgjë nëse janë pajtuar apo jo palët, përgjegjësia penale mbetet e njëjtë. Edhe sikur të lëshojnë 100 deklarata ajo ligjërisht ska asnjë vlerë, por në albanistan e kanë shpikur këtë si artificë gjyqtarët e prokurërot e plepave. Një gjyqtar me integritet atë deklaratë ja rras në m.th avokatit

    • Agjenti: 29/06/2022 14:14

      Normal o Ardi 2 se i kan shku rob me i mbyll gojen dhe i kan paguar

    • ardi 2: 29/06/2022 13:39

      o ardi se kupton qe vete ata qe u shtypen kane leshuar deklarate qe skemi probleme me personin dhe jemi miq. pa ate deklarate nuk mund te dilte personi ne fjale. lexojeni mire artikullin

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Protesta e Berishës, Faik Basha i PL-së e pranon: Nuk kishim shumë njerëz edhe prej motit! Haklaj: Mosbindja civile, teatër! PD bllokoi rrugët, vepër penale

Protesta e Berishës, Faik Basha i PL-së e pranon: Nuk kishim shumë njerëz edhe prej motit! Haklaj: Mosbindja civile, teatër! PD bllokoi rrugët, vepër penale