-
Aksidentoi çiftin Konomi te vijat e bardha, Prokuroria dërgon në gjyq çështjen ndaj Ajas Sulejmanit
Prokuroria e Tiranës përfundon hetimet dhe dërgon në gjyq çështjen ndaj Ajas Sulejmanit, përgjegjës për aksidentin te vijat e bardha te çiftit Konomi që po kalonin rrugën me karrocën me foshnje.
10 Shtator 2022, 11:28 -
Përplasi prindërit me foshnjen teksa kalonin në vijat e bardha, lirohet nga qelia Ajas Sulejmani! Çifti Konomi 'e fali'
Ajas Sulejmani ka lënë qelinë. Ai ishte në burg pasi përplasi çiftin Konomi dhe foshnjen e tyre 3 mujshe teksa drejtonte automjetin e tij 'G Class' tek vijat e bardha në zonën e 21-Dhjetorit në Tiranë.
29 Qershor 2022, 12:50 -
U përplasën nga 'G Class-i' teksa kalonin vijat e bardha, del nga spitali çifti Konomi
TIRANË- Mëngjesi i kësaj të enjteje ka nisur me një lajm të mirë. Arjan dhe Vilma Konomi, çifti që u aksidentua duke kaluar në vizat e bardha në “Rrugën e Kavajës” kanë lënë spitalin, një muaj nga ngjarja. Mësohet se ato kanë kaluar rrezikut për jetën.
9 Qershor 2022, 08:14 -
Përplasi foshnjën dhe prindërit e saj te Rruga Kavajës, lihet në burg shoferi! Avokati: Kërkova masë më të butë, s'ka rrezik të prishë provat! Ka 3 fëmijë të mitur
Gjykata e Tiranës la në arrest me burg shoferin e makinës që përplasi ciftin e bashkëshortëve dhe foshnjen e tyre në rrugën e Kavajës, duke i lënë të palgosur. Togat e zeza rrëzuan kërkesën e avokatit për masë më të butë, duke mos u lëkunduar as përballë faktit që 39-vjeçari Ajasa Sulejmani, ka 3 fëmijë të mitur.
12 Maj 2022, 10:31 -
Vëzhgimi i Report Tv/ Semaforët ‘vrasës’ në Tiranë, qytetarët të frikësuar nga sinjalistika e shoferët! Eksperti i Policisë Rrugore: Kryeqyteti me shumë ‘zona të errëta’
Me plotësimin e sinjalistikës rrugore duket se problemet nuk janë zgjidhur në metropol. Report Tv pasi foli me specialist mbi zonat e errëta të trafikut dhe shkaqet e aksidenteve, vëzhgoi disa kryqëzime, ku semaforët që lejojnë kalimin njëherësh të makinave dhe këmbësoreve, shkaktojnë kaos e për pasojë ngjarje të rënda rrugore.
11 Maj 2022, 16:23 -
Përplasi foshnjën dhe prindërit e saj te Rruga Kavajës, Sulejmani: Isha me 40 km/ orë, nuk më punuan frenat! S’kisha pirë drogë
Masa për 39-vjeçarin Ajas Sulejmani, i cili përplasi me makinë çiftin Konomi dhe foshnjën e tyre 3 muajshe, teksa po kalonin në vijat e bardha, do të zhvillohet ditën e nesërme në orën 9:15 nga gjyqtara Rexhina Memlika. Vendimi pritet të merret në dhomën gjyqësore për të miturit, meqenëse i lënduar nga aksidenti ka mbetur edhe një e mitur tre muaj.
11 Maj 2022, 11:16 -
Përplasi foshnjën dhe prindërit te rruga Kavajës, i afërmi i çiftit: 48-vjeçari është rikthyer sërish në reanimacion! Një mesazh për të gjithë shqiptarët
Arjan Konomi, 48-vjeçari i cili u përplas 2 ditë më parë nga G-Class-i, është rifutur në reanimacion. I afërmi i tyre, Elvis Toçi në një intervistë për "Studio Live" me gazetarin Arbër Hitaj, tha se gjendja e Konomit nuk është përkeqësuar, por ka qenë vendimi i mjekëve për ta rifutur në reanimacion për të qenë të të sigurt.
10 Maj 2022, 19:03 -
Përplasi foshnjën dhe prindërit te rruga Kavajës, flet Sulejmani: Nuk pata qëllim të ikja, kisha vajzën e mitur në makinë, ishim traumatizuar
Report Tv ka zbardhur dëshminë e Sulejmanit, i cili ka thënë se nuk kishte qëllim që të largohej, por kishte vajzën e mitur në makinë dhe se ishte i traumatizuar.
10 Maj 2022, 12:59 -
Doli nga reanimacioni, ja fjalët e para të nënës që u përplas nga shoferi i droguar në Tiranë
Elvis Toçi, i afërmi i familjes që u përplas me makinë te vizat e bardha nga Ajas Sulejmani, foli për gjendjen shëndetësore të tre të lënduarve. Çifti Konomi, ka dalë nga reanimacioni dhe fjalët e para të nënës, ishin: Ku është vajza!
9 Maj 2022, 19:36 -
Mosndëshkimi i shoferëve të papërgjegjshëm, gazetarët protestë në Sheshin 'Nënë Tereza! Rusta: Vizat e bardha s' janë viza kokaine! Mesazhi i fëmijës për semaforin
"Kur semafori është i kuq ndalo, kur është i verdhë bëhu gati, kur është jeshil futja vrapit se të vijnë makinat për të shtypur", është ky mesazhi që vjen nga goja e një fëmije, e që marrin më shumë kuptim, pasi vijnë pikërisht një ditë pas një aksident të rëndë, ku një çift mbeti i plagosur dhe një foshnje 3 muajshe shpëtoi mrekullisht pasi u përplasën nga një shofer i droguar në timon.
9 Maj 2022, 18:42 -
I droguar me vajzën e vogël në makinë, veprimet e Sulejmanit pas aksidentit: Mori të bijën dhe u fut mes rrugicave, një i afërm i çoi në spital! Gjobitet me 105 mijë lekë, i hiqet patenta për 2 vite
Ajas Sulejmani, 39-vjeçari që përplasi çiftin dhe foshnjën 3 muajshe në karrocë në rrugën e Kavajës, nuk e kishte lejen e drejtimit të pezulluar, raporton gazetari i Report Tv Arsen Rusta. Shoferi i makinës luksoze e kishte marrë patentën para 3 javësh ndërsa ditën e djeshme, pas aksidentit i është pezulluar 24 muaj pasi nga verifikimi me drogëtestues ka rezultuar nën efektin e lëndëve narkotike (kanabis).
9 Maj 2022, 09:02 -
Aksidenti në Tiranë, Braçe reagon i revoltuar: Të fortët sillen si Zot në rrugët e Tiranës, paraja i nxjerr mbi ligjin! Duhet barazi dhe ligjshmëri
Deputeti i Partisë Socialiste Erion Braçe, ka reaguar i revoltuar në lidhje me aksidentin që ndodhi një ditë në parë në mes të Tiranës, ku 39 vjeçari Ajas Sulejmani me një makinë luksoze, përplasi një çift dhe foshnjën e tyre 3 muajsh, teksa po kalonin në vijat e bardha
9 Maj 2022, 07:44 -
Tiranë/ Po kalonin vizat e bardha, 39-vjeçari i droguar me ‘G-Class’ futet me të kuqe, përplas çiftin me foshnjën në karrocë! Arrestohet shoferi në një spital privat! VIDEO e aksidentit të rëndë
Ajas Sulejmani, 39-vjeç me patentë të pezulluar, mori para ne mes të Tiranës në rrugën e Kavajës, dy prindërit dhe foshnjën e tyre vetëm 3 muajshe, duke i lënë të plagosur. 39-vjeçari, pas aksidentit u arratis, por u kap rreth tre orë më vonë, nga policia në një spital privat në Tiranë. Foshnja ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërsa prindërit në terapi intensive
8 Maj 2022, 13:29