Lirohet pas 9 vitesh burg shqiptari që sulmoi me acid në fytyrë avokaten italiane! Lucia Annibali: Tani nuk kam më frikë, ai është në Shqipëri

Lirohet pas 9 vitesh burg shqiptari që sulmoi me acid në fytyrë avokaten italiane! Lucia Annibali: Tani nuk kam më frikë, ai është në Shqipëri

Avokatja Lucia Annibali

Në prill të 2013-ës, shqiptari Rubin Talaban u pagua 30 mijë euro, për t’i hedhur acid në fytyrë avokates italian, Lucia Annibali në Itali. Dhe tani Rubin Talaban, 41 vjeç, siç zbulohet nga Il Messaggero, është sërish i lirë dhe jeton në Shqipëri pasi ka vuajtur 9 vjet nga 12 vitet e dënimit, në fakt një dënim i formës së prerë. Ai u lirua në prill pas pak më shumë se 9 vitesh burg.

Akti i tmerrshëm ishte porositur nga Luca Varani, gjithashtu avokat, i cili më 16 prill 2013 i kishte kërkuar Rubin Talabanit dhe një shqiptari tjetër, Altistin Precetaj që t’i hidhnin avokates acid në fytyrë. Aso kohe, të dy kanë qenë pranë shtëpisë së saj kur e sulmuan duke i hedhur acid në fytyrë. Të dy shqiptarët ishin dënuar nga Gjykata e Apelit në Romë me 12 vite burg, ndërsa porositësi Luca Varani me 20 vjet burg.

Lajmi për lirimin e Talabanit u dha nga avokati i tij, i cili pas një gjyqi në Pesaro për trafik të dyshuar droge, pasi doli nga senaca tha se Talaban është i lirë dhe jeton në Shqipëri. Ai shpejgoi se 41-vjeçari është liruar falë një ligji për krimet e kryera nga të huaj, i cili parashikon që i dënuari të dëbohet dhe të kthehet në shtëpi me ndalim kthimi në Itali për dhjetë vjet.

Lucia Annibali komentoi lirimin e tij duke thënë se nuk e tremb më, pasi është në Shqipëri.

"Kanë kaluar 10 vjet. Ajo iku si duhej të shkonte. U dënua me 12 vjet, vuajti nëntë këtu, dihej se do të dëbohej. Shpresoj se ai e kuptoi sa keq bëri. Dhe gjithsesi nuk më tremb. Është në Shqipëri”, shkruan ajo.

Ajo s’ka pranuar të komentojë për porositësin, Luca Varani, me të cilin më parë kanë pasur një lidhje, mundësinë nëse ai mund të lirohet.  

"Do ta mendoj kur të vijë koha" shkruan Annibali, e cila në dhjetë vjet i është dashur të përballet me një mori operacionesh dhe mbron të drejtat e grave.

Luca Varani vuan dënimin për tentativë vrasje dhe përndjekje./La Repubblica

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?



×

Lajmi i fundit

Sulmohen me gurë 2 autobusë me tifozë të Skënderbeut, nga Tirana po ktheheshin në Korçë! Thyhen xhamat (FOTO)

Sulmohen me gurë 2 autobusë me tifozë të Skënderbeut, nga Tirana po ktheheshin në Korçë! Thyhen xhamat (FOTO)