TIRANE - Komisioni i Disiplinës ka dënuar trainerin e ekipit të Tiranës, Nevil Dede, me dy ndeshje pezullim për provokim të publikut. Gjithashtu, ka dënuar edhe pjesmarrës të tjerë të përballjes Besa - Tirana. Konkretisht: Trajneri i “Besës“, Përparim Daiu, për sjellje josportive ndaj lojtarit kundërshtar dënohet me 4 ndeshje pezullim; Klubi “Besa“, për dështim në përmbushjen e përgjegjësive, dënohet me zhvillimin e 1 ndeshjeje pa spektatorë dhe 200.000 lekë gjobë; lojtari i “Besës", Sokol Cikalleshi, për sjellje josportive dënohet me 1 ndeshje pezullim.
Po sot, në Gjykatën e Kavajës u zhvillua seanca për shtetasit e ndaluar gjatë protestës për kryetarin e Bashkisë së Kavajës, Elvis Rroshin.
Pas pretendimeve të palëve, gjyqtari Osman Aliu, i cili dje dha vendimin për lirimin e kryebashkiakut Rroshi, vendosi se edhe arrestimi i tyre ishtë i padrejtë dhe i liroi të gjashtë të akuzuarit nga akuza.
Ata ishin: Gazmend Demrozi, shef i policisë bashkiake Kavajë; Ruzhdi Aliu, qytetar i Kavajës; Erald Kostrica; Shkëlqim Nasufi; Astrit Veliu dhe Abdulla Tafa, që të katërt punonjës të bashkisë së Kavajës.
LIRIMI DJE PASDITE I ELVIS RROSHIT
Me festë, brohoritje, entuziazëm e hare mes qytetarësh është pritur dje pasdite vendimi i Gjykatës e cila la të lirë kryebashkiakun e Kavajës, Elvis Rroshi, duke e cilësuar të paligjshëm arrestimin e tij në lidhje me incidentin e ndodhur me trajnerin Nevil Dede në stadiumin e qytetit gjatë ndeshjes Besa-Tirana.
Për dy ditë u mbajt në izolim në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Tiranë, ndërsa sot (dje) Rroshi gëzon lirinë me argumentin e gjyqësorit se nuk kishte prova materiale për të vërtetuar pretendimin e trajnerit të klubit të Tiranës, Nevil Dede se është dhunuar e madje kërcënuar me jetë nga kryebashkiaku socialist Elvis Rroshi. Në qytetin e Kavajës ka nisur festa e qindra qytetarëve, të cilët të grumbulluar para Gjykatës, pritën me entuziazëm lirimin e kryebashkiakut të tyre. Ndërsa, në një deklaratë shpërndarë për mediat, menjëherë pas lirimit të tij, kryebashkiaku Rroshi sqaron gjithçka ndodhi në ngjarjen ku ai u përfshi, ndërsa drejtohet me akuza të forta nga Kryeministrit Berisha dhe ministrit të Brendshëm, Flamur Noka, të cilin njëherësh e ka akuzuar edhe si autor të urdhrit për arrestimin e tij.
“Një dëshirë për të më bërë keq e mbartur prej 8 majit të 2011-ës”. Kështu e ka cilësuar arrestimin dhe përfshirjen e tij në qendër të vëmendjes së opinionit publik, kryebashkiaku socialist i Kavajës, Elvis Rroshi, i vendosur në krye të këtij institucioni drejtues, bastion i Berishës prej mëse 20 vjetësh.
Duke sqaruar se nuk ka ushtruar asnjë lloj dhune mbi trajnerin e Tiranës, Nevil Dede, për të cilin shprehu respekt si ish-futbollist i kombëtares, Rroshi thekson se ka shkuar në dhomat e zhveshjes, “për të qetësuar gjakrat e ndezur nga një gjest i nxituar i trajnerit të Tiranës dhe nuk kam pasur asnjë arsye tjetër”.
VENDIMI I GJYKATES: ARRESTIMI I PALIGJSHEM
Gjykatësi Osman Aliu ka hedhur poshtë akuzën e prokurorisë, e cila kërkoi masën e sigurisë “detyrim paraqitjeje”. Duke u bazuar në nenet e kodit të procedurës penale dhe kur mungonin provat materiale, madje edhe raporti mjeko ligjor i Dedes, që ishte bërë në Tiranë dhe jo në Durrës siç e kërkonte procedura, gjyqtari e konsideroi të paligjshëm arrestimin dhe akuzën dhe kërkoi lirimin në sallën e gjyqit.
Mendohet që më pas, avokati i Rroshit do kërkojë dëmshpërblim financiar për prishje të imazhit të një figure publike. I pyetur nëse ka pasur përfaqësues nga klubi i Tiranës në seancë, korrespodenti tha se nuk kanë qenë të pranishëm, por ai vuri në dukje se ka pasur prani të forcave policore, si një masë sigurie, por pas seancës ato janë shpërndarë normalisht

(Në foto: Pas daljes së Kryebashkiakut nga Gjykata, qytetarët e ngrejnë peshë)
ELVIS RROSHI: HAKMARRJE E BERISHES PER HUMBJEN E KAVAJES

Por megjithatë, shton ai, -nuk ndjehem mirë që i dhashë një sebep sado të vogël atyre që nuk i zë gjumi që në 8 maj 2011 nga dëshira për të më bërë keq. “Konkretisht Sali Berishës, i cili përmes Flamur Nokës dhe Agron Kuliçajt ka organizuar forca të tëra survejimi e provokimi ndaj meje. Eshtë e qartë që Sali Berisha nuk e gëlltit dot faktin që Kavaja e përzuri me votë në 8 maj pas 20 vjet premtimesh të pambajtura. Ai kërkon të hakmerret me çdo kusht me Kavajën, por në fakt ai me Kavajën nuk lahet gjithë jetën. Ka marrë votat 20 vjet dhe nuk ka lënë gënjeshtër pa thënë në mes të 20 vjetëve me radhë. Deri edhe sjelljen e detit në Kavajë ka premtuar”, shkruan Elvis Rroshi në një deklaratë shpërndarë për mediat.
RROSHI: I LUMTUR, ARRESTIMI I INSEKNUAR
Kreu i Bashkisë së qytetit Elvis Rroshi, në një prononcim për televizionin A1 REPORT menjëherë pas lirimit të tij, ka shprehur lumturinë për këtë vendimin. “Drejtësia u vendos në vend”, u shpreh Rroshi.
Duke e cilësuar për të disatën herë, arrestim të inskenuar dhe pa baza ligjore, Rroshi këmbënguli në dëshminë e tij të parë se nuk ka ushtruar dhunë ndaj trajnerit të Tiranës, Nevil Dede.
AVOKATI: FITORE LIGJORE
Avokati Plarent Ndreca, pas vendimit të Gjykatës, u intervistua nga “A1 Report!” ku shprehu kënaqësinë se “u vërtetua ajo që u tha para gjykatës dhe para jush, që arrestimi i z.Rroshi është në kundërshtim me ligjin”.
“Gjykata mori vendimin e duhur dhe pranoi gjithë argumentet tona në këtë drejtim”, - shtoi ai.
I pyetur nëse do të kërkojë më vonë një dëmshpërblim, Ndreca tha se “kjo është një mundësi, por do të vlerësojmë momentin e duhur dhe tani do të menaxhojmë këtë fitore ligjore. Hetimet e prokurorisë do vijojnë sipas procedurës, por Rroshi s’ka asnjë detyrim për t’u paraqitur para gjykatës”.
ANILA BASHA: QYTETI FESTE ME FISHEKZJARRE
Nga ana tjetër, drejtoresha e së përditshmes “SHQIPTARJA.com”, Anila Basha, e pranishme në komisariatin e Kavajës, tha se “një lloj feste me fishekzjarrë po bëhet në qendër të Kavajës, ku Rroshi është duke u takuar me bashkëqytetarët e vet. Në pushimin e seancës, kam folur edhe me prokurorin e çështjes, që ka pranuar të gjitha deklarimet që ka thënë në vendimin gjyqësor, por ka qenë gjykata që vendosur se z.Rroshi duhet të dalë nga paraburgimi”.
ARRESTIMI
Rroshi u arrestua të dielën pas incidentit në stadiumin e Kavajës, ( pasditen e asaj dite) kur po luhej ndeshja Tirana - Besa. Nevil Dede trajneri i sport klub të Tiranës ka bërë një kallëzim pendal ndaj Elvis Rroshit duke pretenduar se e ka qëlluar këtë të fundit në korridorin e dhomave të zhvjeshjes dhe se është kërcënuar me jetë. Ndërkaq, Rroshi pretendon se kishte shkuar për të qetësuar situatën pasi Dede po e provokonte dhe arrestimi i tij ka prapavijë politike.

(Foto: Qytetarët nisin festën pas lirimit të kryebashkiakut të tyre)
A1 REPORT publikoi dje për herë të parë foton ku paraqitet trajneri i klubit të Tiranës, Nevil Dede, i cili i është drejtuar tifozëve të Besës me dorën grusht si në komunizëm, dhe tifozët janë irrituar nga ky gjest. Sipas Rroshit kjo është arsyeja se përse ai shkoi në dhomat e zhveshjes, pikërisht për t'u sqaruar me trajnerin Nevil Dede. Pranë Nevil Dedës ndodhen edhe disa policë, të cilët vetëm se shohin veprimin e tij dhe nuk ndërhyjnë.
Ndaj Rroshit u firmos arrestimi per konsumim te veprave penale “Goditjes per shkak te detyres”, “Kundershtim te punonjesve te policise” dhe “Mos bindje ndaj urdherit te punonjesve te policise”. Ndërkohë që izolimi i Rroshit në polici për më shumë se 2 orë pa asnjë njoftim zyrtar se përse po ndodhte ngjalli të dielën protestën e banorëve të Kavajës të cilët ishin në mbrojtje të kryebashkiakut të tyre . Ata kërkonin lirimin e 38 vjeçarit duke deklaruar se Nevil Dede kishtenisur konfliktin duke provokuar me grusht në drejtim të tifozëve.
Redaksia online e Shqiptarja.com ndoqi hap pas hapi çfarë ndodhi të dielëbn dhe të hënën, 10 dhe 11 mars.
Incidenti dhe çfarë ndodhi gjatë izolimit të Rroshit në polici
Redaksia Online
(Gre.M/ar.sh/s.g/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com