Gjykata mbron evazionin tatimor, hiqet bllokimi për kompleksin Taiwan-in

TIRANË-  Ditën e sotme në kundërshtim me ligjin gjykata Administrative ka vendosur që t'i heqë bllokimin kompleksit Taiwani në kryeqytet. Ky subjekt u bllokua në saj të operacioni anti-infomralitet të shtrirë në të gjithë vendin, për shkak se nuk kishin lëshuar kupon tatimor.

Sipas ligjit nëse tatim paguesi vazhdon të mos lëshojë kupona tatimor duhet të bllokohet në afatet që parashikohen në nenet përkatëse, por sipas gjykatës dhe gjyqtarit Gentian Hamiti, duket se nuk e kanë marrë parasysh shkeljen e ligjit dhe në kundërshtim të plotë kanë dhënë vendimin për të lejuar që subjekti në fjalë të vijojë aktivitetin. Kështu gjykata është bërë njësh me shkelësin duke mbrojtur evazionin tatimor të subjektit Taiwan edhe pse është kapur disa herë me shkelje. Me anë të vendimit për të lejuar aktivitetin e Taiwanit, gjykata i ka dalë zot interesit të paligjshëm të privatit dhe jo interesit publik të cënuar rëndë nga privati.

Në lidhje me këtë ngjarje ka reaguar edhe zv.kryeministri, Erion Braçe i cili shprehet i skandalizuar përballë këtij vendimi. Braçe citon edhe ligjin germë për germë ku sipas tij tatimorët kanë zbatuar atë në përpikmëri për të bllokuar këtë biznes ndërsa thotë se nga këto dosje do i kalojë organeve të vettingut, si pjesë thelbësore e veprimtarisë profesionale nën gjykim nga këto organe ndërsa shton se vendimi do të apelohet menjëherë.

Braçe më pas shton edhe disa pyetje për gjykatësin Hamiti duke thënë: Gjykatës ne cilin ligj u bazove? I kishe sytë hapur e mbi ligj apo funksionove me veshe ne telefon duke degjuar poezi romantike parash?".

Kujtojmë se ky kompleks u bllokua të premten që lamë pas në kuadër të operacionit anti-informalitet të shtrirë në të gjithë vendin. Pas këtij bllokimi Braçe paralajmëron të gjithë bizneset se të duhet të zbatojnë ligjin pavarësisht miqësive.

Reagimi i plotë i Braçes:

Taiwani  nuk eshte biznes vip!!! Taiwani  nuk eshte biznes vip per shkak te qarkullimit te vogel!!!
Taiwani  ka qarkullim te vogel sepse nuk e dokumenton ate me kupone tatimore!!! Tamam per kete, Taiwani  u bllokua te premten e javes qe kaloi! Taiwani  u cbllokua sot nga gjykata!
Jo nga qeveria, jo nga politika,  jo nga tatimet, jo nga ligji! Zero!
Taiwani  u cbllokua sot nga gjykata, gjykatesi gentian hamiti! Ne shkelje te hapur te ligjit!
Taiwani  u gjet te premten e shkuar, pa kupon tatimor ne tavolinat e restorantit te tij!

Sipas ligjit per procedurat tatimore ne republiken e shqiperise; neni 122/ pika b/ germa ii) thuhet: konstatimin (verifikimin) tjeter pas konstatimit te pare, sipas nendarjes i te kesaj shkronje, nese tatimpaguesi vazhdon te mos e leshoj kuponin tatimor per te dokumentuar qarkullimin e realizuar te mallrave apo sherbimeve, pervec aplikimit te denimit si ne nendarjen i) dhe ne kete rast merret masa e bllokimit te veprimtarise ne vendin ku eshte konstatuar shkelja per 30 dite kalendarike.

Tatimet kane zbatuar pike per pike kete nen dhe kete germe!
Kane zbatuar ligjin! Kane mbrojtur interesin publik te cenuar rende nga veprimtaria e paligjshme, e perseritur nga kompania taiëan!

Demi mund te jete kolosal,  kur dyshimi shtohet nga ky kupon jo tatimor gjetur ne ate tavoline qe mban numrin rendor 38168.

Gjykates ne cilin ligj u bazove? I kishe syte hapur e mbi ligj apo funksionove me veshe ne telefon duke degjuar poezi romantike parash?

Ligji i tatimeve ishte ky! Ligjit yt thote qarte se,  sogurimi i padise mund te vendoset  kur nuk cenohet rende interesi publik!

Si ka mundesi qe zgjodhe di dalesh zot interesit te paligjshem te privatit dhe jo interesit publik te cenuar rende nga privati?

Nuk dua pergjigje nga ty! Per ty dhe cdo sivlla me ty, pjese e kesaj drejtesie te padenje, te padobishme e shpesh te korruptuar, kthyer ne biznes banal kunder interesit publik, dua te them: nga neser, secila nga keto dosje do i kaloje organeve te vetingut, si pjese thelbesore e veprimtarise suaj profesionale nen gjykim nga keto organe!

Ne do apelojme menjehere vendimin tend! Ajo qe po bejme me te paligjshmit ne treg nuk ka kthim! As nga ju!

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • pavaresia e gjyqesorit: 08/08/2019 12:13

    O trepellemb shtati , tani ju ka mbetur te propozoni Edramen si kryetar te pushtetit gjyqesor dhe ai i madherishmi bashke me ty te beheni Kadinj . Ju ka hipur mania e pushtetit dhe nuk arsyetoni me , kjo qe sapo bere ti zvkryeminister eshte nje nderhyrje ne pushtetin gjyqesor dhe nje paragjykim per nje njeri te ndershem dhe nje gjyqtar te zotin . Paaftesine e organeve tatimore mos ja kerko gjykates ta mbuloj , ajo duhet te jete e paaneshme dhe te gjykoj mbi prova e fakte .Do i keshilloja shoqates se gjyqtareve te te padisin dhe te mbashpergjegjesi duke kerkuar falje publikisht.

    Përgjigju
    • Kolege: 14/08/2019 13:57

      Nese ka nje gjyqtare te korruptuar dhe ordiner por qe nuk esht i vetem eshte ky gjyqtare .... eshte Gentjan Hamiti. Nuk paragjykoj aspak kete ceshtje po ka me qindra ceshtje te tjera qe ky pseudo gjyqtare per qejf me pushtetin qe ka.

  • rrofte cameria dhe camet trima ne gjyqesor: 07/08/2019 21:07

    tregu cam vazhdon

    Përgjigju
  • Tomy&jery: 07/08/2019 19:40

    Telenovela turke

    Përgjigju
  • Bepi: 07/08/2019 18:04

    Hahaha hahaha normale

    Përgjigju
  • Sarina: 07/08/2019 18:01

    O Demagog o hajdud i xhepave ne autobusin e linjes se Kombinatit, po Ju Besua ju ve rrezht. Pae sja volët detyrimin tatimor 200 milion euro te albpetrolit. Po cdo beni ju o katran me boje, ju e keni ate te gjatin aksioner aty. Genje veten se as katundtaret e Gurit si genjen dot se ata te rrethit Berat jo e jo

    Përgjigju
  • redi: 07/08/2019 17:51

    Vetingu eshte uragani qe merr me vete perfaqesuesit e korrupsionit dhe padrejtesise . Brace shkoi deri ne fund zbatimit te ligjit ndryshe shteti dorezohet para antishtetit .USA dhe BE jo pa qellm mbrojne refirmen ne drejtesi

    Përgjigju
    • Kushtetuta mbi te gjitha: 08/08/2019 12:58

      E vertete po kjo nuk behet me revolucione ala Robespier(te cilit i prene koken ne fund), kjo behet me ane te Reformes aktuale ne te cilen Pushteti Ekzekutiv (ne rastin konkret gjigandi dhe shkurtabiqi)nuk duhet te nderhyj ne respekt te Kushtetutes dhe parimit te ndarjes se pushteteve . Shkurtabiqi nuk eshte askush te paragjykoje gjyqtaret dhe te bej si Hero i Reformes , nqs ka prova si "qytetar i ndershem" qe eshte le te veje te denoncoj . Po le te kujtoj dhe shprehjen e Krishtit kur ju kerkua te gjykonte nje prostitute : Gurin e pare le ta hedhe ai qe eshte pa mekat...

  • loni: 07/08/2019 17:27

    hani mut hani se e ben taivani shtet prej letre gjoba ne ket vend hane vetem te lodhurit atehere shteti inleshit nuk duhet te bllokoi asnje biznes ne asnje cep te shqiperise qe punon vetem per te mbijetuar

    Përgjigju
  • GAETANO: 07/08/2019 17:11

    po ti cdo me gjykatesin e ke prone private dhe ate.po ta majti kerceno gjykatsin e kakamit aldo bares kostandin xhuvanit arben frrokut apo dritan dajtit,llogje kavaje,picirruk,2 gishts.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

'Lëre detyrën e bëj si themi ne!' Polici bashkiak i Vlorës dhunohet se gjobiti furgonin e linjës! Zbardhet dëshmia, tregon dhunuesit (EMRAT)

'Lëre detyrën e bëj si themi ne!' Polici bashkiak i Vlorës dhunohet se gjobiti furgonin e linjës! Zbardhet dëshmia, tregon dhunuesit (EMRAT)