TIRANE - Pasi refuzoi të paraqitet tre herë radhazi në Këshillin e Lartë të Drejtësisë, u shkarkua si gjyqtar dhe përballet me drejtësinë për shpërdorim detyre. Neritan Tabaku akuzohet se liroi Ilir Xhaken me anë të vonesës në zbardhjen e vendimit, por ne seancën në ngarkim të tij i kërkon drejtësisë largimin e gjyqtarit Bujar Krasniqi pasi vajza e Krasniqit punon në Ministrinë e Drejtësisë dhe kjo Sipas tabakut krijon konflikt në gjykim.
I shkarkuar pak kohë më parë nga Këshilli i Lartë i Drejtësisë në akuzën e shpërdorimit të detyrës dhe shkeljeve në profesionin e gjyqtarit, duke çuar në lirimin e Ilir Xhakes, Neritan Tabaku del për herë të parë publikisht para drejtësisë.
Në seancën gjyqësore ndaj tik zhvilluar në dhomën penale të gjykatës së Tiranës, Tabaku nuk ka pranuar të marrë avokat duke u vetëmbrojtur, ndërsa kërkesa e tij e parë ka qenë përjashtimi i gjyqtarit Bujar Krasniqi për shkak të konfliktit të interesit.
Ndërsa gjyqtari Krasniqi ka reaguar duke këmbëngulur në korrektësinë profesionale.
Pritet që pas kësaj kërkesë të hidhe shorti për marrjen në shqyrtim ndërkaq ndaj Tabakut rëndon akuza e shpërdorimit të detyrës me pasoja të rënda.
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com