Lirimi nga burgu i ndërtueses së ndërtimit Nadire Qilimi, ka përplasur policinë me Prokurorinë e Tiranës. Ndërtuesja Qilimi e cila u arrestua më datë 17 shkurt për ndërtim të paligjshëm, u la e lirë dy ditë më pas me urdhër të prokurorisë, pasi sipas kësaj të fundit, arrestimi i policisë ishte i paligjshëm.

Por ky fakt ka bërë që shefi i komisariatit numër 2 Arsen Sinomati, të marrë në telefon, prokuroren e çështjes Anila Galanxhi, duke i kërkuar asaj llogari për lirimin e ndertueses.

sinomataj
( Në foto shefi i komisariatit numër 2 Arsen Sinomati )

Biseda mes tyre, e cilësuar nga ana e prokurores si kërcënim, konfirmohet për Report tv nga burime brenda organit të akuzës, në të cilin ka mbërritur edhe me shkrim ankesa e prokurores Galanxhi.
 
Kërkesa e prokurores Galanxhi i është dërguar për shyrtim edhe Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, për të vërtetuar nëse nga komunikimi telefonik i prokurores me shefin e komisariatit, ka kërcënim apo shantazh për shkak të detyrës. Gjatë javës pritet që të bëhet edhe ballafaqimi i palëve.

sinomataj
( Në foto shefi i komisariatit numër 2 Arsen Sinomati )

Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com)