Ilir Meta, presidenti i Republikës, ka reaguar në lidhje me arrestimet për shembjen e Teatrit, vendimet për të cilët do të jepen sot. Sipas presidentit arrestimet janë vetëm politike, ndërsa operacioni për shembjen e Teatrit Kombëtar ishte kryevepra asgjësimit përfundimtar të çdo iluzioni për ekzistencën e shtetit të së drejtës në Shqipëri


"Të gjitha ARRESTIMET, NDALIMET dhe PROCEDIMET për mbrojtjen paqësore të Teatrit Kombëtar janë vetëm POLITIKE.
Vetë operacioni për shembjen e tij ishte kryevepra e asgjesimit përfundimtar të çdo iluzioni për ekzistencën e shtetit të së drejtës në Shqipëri.
LIRONI TË BURGOSURIT POLITIKË NË SHQIPËRINË E 2020!"
-shkruan Meta.