LISTA/ 8 familjet dhe bizneset e para te 'Astiri' që marrin dëmshpërblimet

TIRANË- 8 familjet dhe bizneset e para që preken nga projekti i Unazës së Re, e që kanë dorëzuar dokumentet në kohë, kanë mundur të përfitojnë në llogaritë e tyre bankare shumat e konsiderueshme që shkojnë deri në mbi 550 milionë lek të vjetra secili.

Siç njofton Bashkia e Tiranës, në total, për 8 subjektet e para që janë shpronësuar, ARRSH u ka kaluar në llogaritë e tyre bankare shumën prej 1.882 miliard lekë të vjetra ose 1.5 milionë euro.

Më konkretisht, familja e Rezi Gjonit që ka një banesë pranë rrethit të Doganës është shpronësuar me 515 milionë lekë të vjetra. Familja e Gjovalin Kulit për një servis makinash, përsëri pranë Doganës, ka marrë 163 milionë lekë, ndërsa Emin Dokushi është shpronësuar me plotë 556 milionë lekë. Familja e Gëzim Llukës është shpronësuar me 40 milion lekë, ndërsa Rudolf Petoshati, për një ndërtesë që shërbente si biznes familjar, ka marrë në llogarinë e tij 269 milion lekë.

Familja e Gjergj Shkollës është shpronësuar me shumën 41 milion lekë, ndërsa biznesi Billa që funksionon pranë Unazës së Re ka përfituar 112 milionë lekë. Familja me kryefamiljare Merita Çelmeta për një magazinë pranë Doganës ka përfituar shumën prej 182 milionë lekësh.

Këto 8 objekte janë të parat që po i nënshtrohen procedurës së prishjes, menjëherë pasi pronarët e tyre janë shpronësuar dhe kanë marrë paratë në llogaritë e tyre bankare.

Lista e banorëve të dëmshpërblyer

B.K./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Report Tv/ Nëse votohet sot, 52% e zgjedhësve të vendosur do të votonin për PS-në! 30% për PD-në e Berishës

Sondazhi i Report Tv/ Nëse votohet sot, 52% e zgjedhësve të vendosur do të votonin për PS-në! 30% për PD-në e Berishës