Dhurata Çupi akuzon Ramën se po bën shou me listat e hapura, që sipas saj janë një llogari e dëshpëruar politike në agoninë e lëshimit të pushtetit. Me anë të një video në rrjetet sociale, ish-deputetja e PD-së, tregon se shqiptarët kanë problem një tjetër listë, atë të borxheve.
"Shou i Ramës me gjoja lista të hapura është vetëm një llogari e dëshpëruar politike në agoninë e lëshimit të pushtetit. Shou i kryeministrit në ikje nuk ka asnjë lidhje me hallet e vërteta të mijëra e mijëra qytetarëve që jetojnë me disa lista të tjera të hapura, listat e borxheve. Në video është një nga shumë dëshmitë se ajo çfarë na duhet nuk janë llogaritë politike të kryeministrit në ikje, por mbyllja e listava të borxheve të shqiptarëve,"-shrkuan Çupi për videon e shpërndarë.
-
GENTI N/,megjithese nuk jam plotesisht dakort me ju,prape mund t'ju them qe bejtja juaj me pelqeu shume.
Përgjigju -
Mendoj për një moment tani, rrugëtimin tonë në demokraci. Një politikë hajdute në qeveri, me dy fytyra që s'mban përgjegjësi. Mendonim se e kishim një shpresë, te opozita, por ajo është e pabesë. 30 vite kaluan, po e njëjta histori, njëherë ta hipa unë, tani ma hip ti. Vërtet në fakt, gomari ishim ne, populli shkretë, që në kurriz i ngre. Dinë veç të krihen, të djegin vatanë, këta politikanë, borgjezë hajvanë. Kanë makina lluksi, dhe veshje bosi, populli s'ka bukë, ngeli me farë kosi. Premtimet i morri era, nuk na dëgjuan, na e vodhën dhe votën, pastaj na dëbuan. Sillen si pushtues, nuk kuptojmë përse, vjedhin në pangopësi,po votën pse e ble? Na e lini lirinë e votës, duam një fije dinjitet, po s'e bletë ju, as populli s'ka kujt ia shet. S'keni faj ju ujqër, faj kemi ne që e shesim, fukarenj ishim, kështu gomerë do mbesim. Vetëm ju mos u zini, se ne dhe bar hamë, na rrihni e na shtypni, veç mos bëni hatanë. Se këtë stabilitet, do Europa dhe Amerika, le të kthehet diktatura, le të mbizotërojë frika. Kufijtë na i kanë mbyllyr, me sebepin e koronës, fiks si diktaturë, ishalla s'hiqet e drejta e pronës. Presim vetëm një shenjë, një të ardhme më të mirë, por me sa duken bathët, sa krahu na e kanë shtrirë. Rroftë kjo mrekulli e lirisë, teatër i madh gënjeshtrash, kllounësh të partisë.
Përgjigju -
Po moj zonje jane listat e borxheve,po aq te renda jane edhe listat e turpit, ata qe ja dine per nder Lulit qe i beri deoutet jo votes se popullit.Ty zotrote kush ta dha voten?
Përgjigju -
S'merret vesh me keta te bandes mafioze te PD-se.Nga nje ane bejne sikur rreken e propozojne ne keshillin politik "o lista te hapura dhe biles 100%" (pasi e pane se s'mund tei bllokonin dot...) dhe nga ana tjeter del kjo debilja e Cupajve dhe deklaron,pa u thare akoma boja e deklaratave te mbremeshme e Bylykbash -Vasil matrapazit per lista te hapura-se "listat e hapura jane show!".Hajde e merre vesh dhe nxirr konkluzion.Tufe halabakesh pa shtylle kurrizore.Dhe mendo qe ka dhe njerez qe i votojne keta palaco!As votat e tyre personale nuk meritojne te shohin ne zgjedhjet e ardheshme e jo me te kete njeri qe ti votoje keta te ndyre politikane!
Përgjigju












Komente
Komento