DURRES- ALUIZNI ka bërë publikë emrat e 609 personave të cilëve u është miratuar leja e legalizimit dhe duhet të kryejnë veprimet financiare për marrjen e pronësisë mbi truallin. Përmes një njoftimi zyrtar, Agjencia bënte me dije se qytetarët duhet të paraqiten pranë zyrave të ALUIZNI-t DURRËS për të tërhequr faturat e parcelës ndërtimore dhe për të lidhur kontratat e fitimit të pronësisë së truallit.

"Bëjmë me dije të gjithë qytetarët mbi lehtësirat financiare që janë vendosur në zbatim të ligjit nr. 50, dt. 15/05/2014. “Në bazë të këtij ligji ju do të përfitoni një zbritje në masën 20% të vlerës së parcelës ndërtimore në rast pagese të menjëhershme brenda 45 ditëve” theksonte në njoftim ALUIZNI.

PDF/ Lista me 609 emrat e personave