TIRANE- Pas akuzave që kreu i Partisë Demokratike lëshoi ndaj qeverisë për shkarkimet që i janë bërë nëpunësve të administratës shtetërore, ai publikoi edhe listën me 1189 persona që janë hequr nga puna përgjatë këtyre tri muajve të qeverisjes së kabinetit të Edi Ramës. Ajo që vihet re në këtë listë të gjatë personash është se në disa dikastere disa individ janë shkruar disa herë duke e ulur disi numrin e personave që janë ankuar tek portali i Partisë Demokratike.

Por veç kësaj, një numër të lartë zënë edhe nënprefektat që janë zëvendësuar me persona të tjerë. Duke parë se në qeverisjen e shkuar të Sali Berishës se në krye të prefekturave ishin vendosur eksponent të lartë të PD-së, kreu i ekzekutivit i zëvendësoi ata me persona të tjerë ku rasit më tipik ishte ai i prefektit të Korçës, Andrea Mano i cili kandioi nën siglën e PD-së në zgjedhjet vendore të vitit 2011. Më poshtë është lista e personave të shkarkuar nga disa nga institucionet më të rëndësishme të vendit si Kuvendi i Shqipërisë, Policia e Shtetit, Ministria e Brendshme etj.

Shkrimi u publikua sot (15.12.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)