LISTA E PLOTË/ Ja emrat e 560 studentëve të ekselencës që punësohen në administratën publike

LISTA E PLOTË/ Ja emrat e 560 studentëve të ekselencës që punësohen në administratën publike

Pas kthimit të vëmendjes së qeverisë mbi problematikën e studentëve, nxitur edhe prej protestave të tyre të fundvitit, po vijnë edhe rezultatet e para. Departamenti i Administratës Publike (DAP) ka shpallur emrat e 560 studentëve të parë të ekselencës, të cilët përfitojnë kontrata njëvjeçare pune në poste të rëndësishme si nëpunës civilë të qeverisjes qendrore, si Tatimet, Doganat, por edhe në Kryeministri, etj.

Tashmë kontratat me ta janë lidhur dhe, siç duket edhe nga lista, studentët e përzgjedhur janë të gjithë me notë mesatare mbi 9, me shkolla të mbaruara jashtë vendit, por edhe në universitetet publike apo private në Shqipëri.

Pas disa Vendimeve të Këshillit të Ministrave, të miratuara në fund të vitit të kaluar, në total, nga ana e shtetit u ofruan 803 vende pune ku, pa konkurs dhe vetëm mbi bazën e mesatares (9-10), studentët duhej vetëm të përzgjidhnin vendet që ishin të lira në administratë, duke përfituar një kontratë 1 vjeçare pune. Më pas do të zhvillohet edhe procesi tjetër i përzgjedhjes nga ana e studentëve të ekselencës që kanë aplikuar në portalin punëtëmbarë.al, për të përzgjedhur vendet e lira të punës që janë në institucionet që rregullohen me Kod Pune. Nga 803 vendet vakante brenda dhe jashtë shërbimit civil, peshën më të madhe e zënë pozicionet për të cilat kërkohen të diplomuar në shkenca ekonomike, juridike, ekzakte (ku përfshihen inxhinieritë, shkenca kompjuterike, biologji, kimi, fizikë etj), shoqërore etj. 

Në platformë gjenden mbi 200 pozicione me shkenca ekonomike, mbi 150 pozicione me shkenca juridike apo mbi 300 pozicione me shkenca shoqërore, gjithashtu në platformë ka edhe pozicione për shkenca të veçanta siç janë mjekësi veterinare, shkenca agronomike etj.

( Kliko këtu ) për listën e plotë me emrat e 560 studentëve

G.M./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë