TIRANE- Ministria e Financave ka publikuar emrat e 1,639 ish të përndjekurve të cilëve u është miratuar kësti i tretë i dëmshpërblimit dhe që janë në pritje të lëvrimit të shumave.

Lista zyrtare e përfituesve përmban numrin e dosjes, emrin, mbiemrin dhe atësinë e ish të përndjekurit, si dhe vendlindjen e numrin e vendimit të Këshillit të Ministrave ku i njihet e drejta e përfitimit të dëmshpërblimit, numrin personal të llogarisë bankare dhe bankën ku i lëvrohen këstet.