Janë 729 studentë të cilëve u janë njehësuar diplomat nga Ministria e Arsimit. MAS u bën apel studentëve që të tërheqin diplomat e tyre. Nëpërmjet këtyre diplomave, çdo person mund të konkurojë më pas për vendet e lira të punës, apo të vazhdojë studimet master në vend.

Udhëzimi i Ministrisë së Arsimit përcakton edhe mënyrën se si bëhet vlerësimi i dosjes së aplikantit, e cila më pas kalon para një komsioni i cili përcakton nëse njihet ose jo diploma.

Vlerësimi i nivelit, profilit dhe drejtimit që përfshin një diplomë apo çertifikatë e caktuar, kryhet nga Komisioni i Njohjes për rastet: a) Kur është pjesë e kuadrit të një marrëveshjeje ndërshtetërore, b) kur një diplomë është lëshuar nga një institucion i akredituar në një nga vendet e listuara në aneksin bashkëngjitur këtij Udhëzimi, c) kur për të njëjtin program studimi apo titull diplome lëshuar në të njëjtin shtet, një Komision i mëparshëm i MAS-it ka marrë një vendim njohje.