Lista e zezë, Rama bën hap pas: Do
ballafaqohen, do ketë transparencë

Lista e zezë, Rama bën hap pas: Do<br />ballafaqohen, do ketë transparencë
Kryeministri Edi Rama sot nga Elbasani duke komentuar listën e zezë me 100 emrat që ai publikoi në faqen e tij të "Facebook"-ut ka bërë një hap pas.
 
Ai u shpreh se mekanizmi që do ndërtojmë do jetë i qartë, transparent dhe jo ky, që përdori para ditësh.
 
Sipas tij, ata që do të bëjnë denoncimet do i dalin për zot për të bërë më pas ballafaqimin me rastin konkret.
 
U bë nami për një listë që doli në FB tim. Ajo listë është thjesht nga komentet e njerëzve, nuk është listë për të nxjerr të këqijtë, apo për t'i dënuar. Por është thjesht një përmbledhje e emrave të njerëzve që kanë komentuar. Ata që kanë komentuar, janë njerëz real, apo fshihen pas profileve të tjerëve.
 
Por mekanizmi që do ndërtojmë ne do jetë i qartë, transparente dhe jo ky, Ai do thotë unë jam anëtar i këtij koalicion.
 
Edi Rama, jam banor i Polisit, kam këtë nr. telefoni. Dhe i dalë për zot kësaj që them. P.sh; te Hiptekat më kanë bllokuar dhe i dalë për zot kësaj, dhe qeveria të më garantojë që të vihet në vend drejtësia
”, tha Rama.

Para dy ditësh Rama publikoi një listë me 100 emra të denoncuar nga qytetarët në faqen e tij, si abuzues, mes tyre 70 nga administrata dhe 30 nga sistemi i drejtësisë, por nisur nga deklarata e sotme, denoncimet e radhës do të jenë të ballafaquara dhe transparente. 

Rama-administratës: Thoni 'Ju lutem', ndryshe do keni pasoja
“Ne do ta bëjmë administratën që të thonë “mirëmëngjes”,“mirëseerdhe”, “ju lutem”, “faleminderit”. Që kur tu trokasë njeriu në derë, të çohen në këmbë, jo të përplasin derën në fytyrë.

Është një mal i lartë për tu ngjitur, por ose do ta ngjisim, ose nuk ia kemi dalë dot.Ne do të bëjmë një reformë shumë të thellë në administratë. Duke nisur nga qeveria, do ta reformojmë thellësisht qeverinë dhe të gjitha institucuiionet.

Do bëjmë shkurtime drastike të gjithë degëve të thata apo pjesëve parazite apo të infektuara të administratës shtetërore”, 
kështu u shpreh ditën e sotme kryeministri Rama gjatë dëgjesës me qytetarët e Librazhdit duke paralajmëruar se do të ketë shkurtime drastike në administratë.

Kreu i qeverisë paralajmëroi administratën duke u shprehur se kjo e fundit  do të duhet t’i përgjigjet me mirësjellje qytetarëve. Ai premtoi para banorëve të Polisit në Librazhd se do ketë edhe heqje të burokracive dhe se nuk do të jetë e nevojshme të futësh mik për të marr atë cka do.

"Pse një deputeti apo kryetari partie, kur dalin në TV i ngrihen në këmbë, pse duhet që të futet mik Nard Ndoka për në hipotekë dhe pse funksionon? Pse çfarë ka më shumë?
Ka thjesht frikën pasi ai mendon se ky ka mik filanin dhe më hap problemin, por jo, këtë frikë duhet ta ketë nga të gjithë ju.

Çdokush që do ngrejë një problem do ketë identitetin e vet dhe do i dalë për zot dhe në momentin që unë i dal për zot problemit tim, qeveria duhet të vijë dhe ta zgjidhë dhe ai zyrtari duhet të shkojë në rastin më të mirë në shtëpi, në rastin më të keq në burg.

Kështu duhet të veprojmë dhe kështu do veprojmë. Ne kemi nevojë për çdo njeri, nuk na duhen vetëm socialistë apo demokratë, pasi ujin e duan edhe socialistët dhe demokratët, sfidat nuk janë as socialiste as demokrate, hallet s’janë as socialiste as demokrate, janë shqiptare, ne jemi me shqiptarët. Opozita janë në punën e tyre, të ndjekin rrugën e tyre.

Opozita jonë janë paraziti dhe grabitqari në zyrat e shtetit. Ne luften e kemi me çdo parazit dhe grabitqar që i lejon vetes ti trajtojë njerëzit e zakonshëm që i vijnë te dera si pre
”, u shpreh kryeministri Rama.

Më tej Rama shtoi se të gjithë anëtarët e qeverisë kanë detyrimin që të shkojnë në Parlament  sa herë që thirren në interpelancë.
 
“Anëtarët e qeverisë kanë detyrimin që të shkojnë dhe të përgjigjen në Parlament sa herë të thirren në interpelancë nga një grup deputetësh. Ne duam të bëjmë të njëjtën gjë që anëtarët e Qeverisë të kenë detyrimin të paraqiten në interpelancë me anëtarë të këtyre grupeve të koalicionit tonë me njerëz të zakonshëm”, u shpreh Rama.
 
Kryeministri Edi Rama deklaroi se takimet që po bën në mbarë vendin nuk janë fushatë post-zgjedhore për të krijuar idenë se jemi afër popullit, por një përpjekje për një formë të re qeverisjeje.

Balla: Votat i morëm kuqezi, do qeverisim kuq e zi
Në vijim të turit të dëgjesave publike në çdo qark të skuadrave fituese të PS, kryeministri Edi Rama u ndal sot në qytetin e Librazhdit, ku zhvilloi një bashkëbisedim me banorët për të përgatitur bashkëqeverisjen me njerëzit në koalicionin e madh për Shqipërinë që duam.

Kryeministri Rama theksoi se pas krijimit të qeverisë së re, njerëzit e zakonshëm mund të regjistrohen në koalicion dhe të kenë akses në vendimmarrje deri në nivelet e larta.

Në fjalën e tij, Drejtuesi Politik i qarkut të Elbasanit, Taulant Balla tha: “Në vijim të turit që po bëjmë, pothuajse në të gjitha njësitë administrative të qarkut Elbasan, sot jemi në njësinë administrative Polis, ku bashkë me ju do të diskutojmë për të gjitha prioritetet që ju mendoni se ne duhet t’i adresojmë. Ne e kemi lexuar votën e 25 Qershorit ashtu siç ishte edhe fushata e 25 Qershorit, ishte një fushatë kuq e zi; kështu që edhe votën tuaj më 25 Qershor e kemi lexuar kuq e zi, e duam që të qeverisim kuq e zi. Që të qeverisim kuq e zi, duhet të bashkëqeverisim me njerëzit, me njerëzit e thjeshtë dhe të zakonshëm të Polisit, Librazhdit, Elbasanit e të gjithë Shqipërisë"- tha Balla.

Që të bashkëqeverisim me ju, vijoi më tej gjatë fjalës së tij deputeti Balla, duhet që këtë institucion që po ngremë tashmë gjatë muajit korrik, ta vazhdojmë në mënyrë të vijueshme në të gjithë 4 vitet. 

Unë i kam dhënë fjalën në të gjitha takimet që kam zhvilluar në çdo cep të qarkut gjatë këtij muaji,  që në mënyrë periodike çdo  tre-katër muaj do të ulemi përsëri bashkë e do t’ju raportoj për çfarë realizuam nga ato që na thatë sot; dhe sigurisht do të marrim inpute të reja, për ide të reja që ju na rekomandoni për të bërë sëbashku” - përfundoi Balla.

Redaksia Online
e.m/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Paris 2024/ Shpërthen viroza, dy gara olimpike në rrezik

Paris 2024/ Shpërthen viroza, dy gara olimpike në rrezik