Lista fituese, ja më të mirët e 
FRESSH, 5 kandidatë votim në bazë

Lista fituese, ja më të mirët e <br />FRESSH, 5 kandidatë votim në bazë
Programi përmes të cilit do të zgjidhen drejtuesit e rinj të Forumit Rinor të Partisë Socialiste, Fressh Voice ka kaluar në një etapë të rëndësishme. 285 kandidatët e dalë nga debatet politike të zhvilluara në çdo bashki me jurinë e kryesuar nga Pandeli Majko, dhe me prani të Elisa Spiropalit, Arlinda Dudës dhe Gazmend Pajës, ju nënshtruan një votimi elektronik për disa javë. Votimi i mbyllur mesnatën e së mërkurës, ka regjistruar plot 110,675 vota elektronike, të cilët kanë renditur kandidatët sipas pëlqimit. Lista me 20 emrat e parë konsiderohet si fituese për këtë fazë, dhe prej tyre, vetëm 5 emra do të hidhen në votim të fshehtë në bazë me parimin një anëtar një votë. Lista kryesohet nga Eljo HyskA i cili ka grumbulluar 5705 vota, ndërsa i dyti renditet Shpati Kolgega me 5302 vota. Në vend të tretë është Gentjan  Osmani me 4361 vota, i pasur nga Elsamed Mukaj  me 4131 vota në vend të katërt. E vetmja femër brenda pesëshes së parë është  Marinela  Rukia, e cila ka grumbulluar 3992 vota.

Jo domosdoshëmërisht 5 të parët do të jenë ata që juria do të zgjedhë të hyjnë në garën e votimit nga anëtarësia e FRESSH në të 61 bashkitë e vendit. Debate të tjera do të zhvillohen nga mesi i muajit shtator për të zgjedhur 5 kandidatët finalë, të cilët, pavarësisht se kush do të jetë kryetari, do të jenë të gjithë në kupolën drejtuese, për shkak se do të mbajnë postin e nënkryetarit 4 të tjerët. E kënaqur nga procesi dhe pjesëmarrja e votimit elektronik ka qenë kryetari i jurisë.

Pandeli Majko e konsideron këtë garë si një fushatë elektorale e paprecedentë në realitetin tonë politik. “Urimet më të mira për të gjithë kandidatët e FRESSH-VOICE Këta djem dhe vajza të FRESSH në një provë aspak të lehtë me votimin on-line organizuan një fushatë elektorale të një lloji të paprecedent në politikë. Mbi 110 mijë votat e mbledhura treguan se këta të rinj dhe të reja nuk janë të rastësishëm. Në politikë matematika flet më shumë se fjalët. 20 fituesit e parë të garës janë përfaqësues të saj. Pas tyre qëndron e vërteta e thjeshtë e një gare që kaloi çdo parashikim. Ju faleminderit miqtë e mi të rinj… Mirëserdhët në botën e politikës ku shpesh një humbje si e juaja vlen më shumë se një fitore”,-tha Pandeli Majko.

Edhe ish-kryetarja e FRESSH, Elisa Spiropali është shprehur  e emocionuar nga gara. “Për 285 kandidatët dhe stafet, 110 mijë votuesit, 16 mijë vizitorët unikë ditorë, në një faqe të parë 1.2 milionë herë, nuk gjej fjalë për ju, përveç njërës, asaj më universales: Faleminderit! ‪#PsForcaeTeRinjve”,-tha Spiropali.
 
  Rezultati i votimit online për Fressh Voice
RENDITJA   KANDIDATET VOTAT TOTALE

fresh voice votimet lista

fresh voice votimet lista

fresh voice votimet lista

fresh voice votimet lista
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    PD paralajmëron protesta, bllokim rrugësh e kaos në Kuvend, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Ndërpritet derbi i Madridit, Reali i shënon Atleticos! Tifozët hedhin sende të forta kundër Courtois

VIDEO/ Ndërpritet derbi i Madridit, Reali i shënon Atleticos! Tifozët hedhin sende të forta kundër Courtois