TIRANE- Këshilli i Ministrave ka miratuar të drejtën e kalimit të pronësisë për 300 ndërtime pa leje të ndërtuara në toka me pronar apo në toka shtetërorë. Objektet të cilave u është miratuar e drejta e kalimit të pronësisë shtrihen në qarkun e Tiranës dhe atë të Durrësit.
“Shqiptarja.com” publikon sot listën emërore të personave të cilëve u ka lindur e drejta e përfitimit të së drejtës së pronësisë pas shlyerjes së tarifës së parcelës ndërtimore. Në vendimin përkatës Qeveria ngarkon ALUIZNI-n për zbatimin e procedurave për lidhjen e kontratave të kalimit të së drejtës së pronësisë të parcelave ndërtimore. “Deri në momentin e regjistrimit të ndërtimit të legalizuar, zyrat vendore të regjistrimit të pasurive të paluajtshme të mos kryejnë ndryshime të gjendjes juridike të pasurive të listuara në këtë vendim” përcakton dokumenti qeveritar.
/Shqiptarja.com

LAJMET MË TË VLERËSUARA